Ballina Kosova Thaçi takohet me Macron, thotë se presidenti francez do të vijë në...

Thaçi takohet me Macron, thotë se presidenti francez do të vijë në Kosovë

28
0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot me presidentin e Francës, Emannuel Macron.

Presidenti Thaçi ka thënë se në emër të Kosovës i ka shprehur falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Francës për shtetin e Kosovës.

Postimi i presidentit Thaçi:

Sot, në Pallatin Elysee pata kënaqësi të pritem nga presidenti i Francës, Emannuel Macron, me të cilin zhvilluam një bisedë miqësore.

Presidenti Macron, me vizionin dhe dinamizmin e tij i jep shpresë tërë Evropës, përfshirë edhe vendet që aspirojnë të integrohen në BE.

Në emër të Kosovës i shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Francës për shtetin e Kosovës.

Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të Francës për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Me këtë rast ftova presidentin Macron për ta vizituar Kosovën.

E falënderoj presidentin Macron që e pranoi dhe e konfirmoi vizitën në Kosovë.

Franca ka qenë dhe do të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës. HTH

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here