Thaçi: Tani duhet të punojmë në dialog që ta largojmë Serbinë nga Kosova

Mos i humb

“Ushtria e Kosovës do të jetë multietnike, profesionale dhe në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës për paqe në Kosovë, rajon e kudo që kërkohet ndihma e Kosovës”, kështu u shpreh presidenti i Kosovës, Komandati Supreme i Ushtrisë së Kosovës, Thashim Thaçi, derisa ka theksuar që tani pas formimit të ushtrisë, Kosova duhet të fokusohet në dialogun Kosovë-Serbi, për ta larguar Serbinë nga Kosova.

Me këtë rastë ai i uroj të gjithë qytetarët e Kosovës, për formimin e ushtrisë duke thënë se për Kosovën kjo është një ditë simbolike dhe e jashtëzakonshme.

“Sot është ditë historike për Republikën e Kosovës për shtetin tonë, është datë e jashtëzakonshme, është një e arritur historike e merituar. Kosova ka Ushtrinë  ka shtetin që po konsolidohet çdo ditë. Ushtria e Kosovës do të jetë multietnike, profesionale dhe në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës për paqe në Kosovë, rajon e kudo që kërkohet ndihma e Kosovës. Synimi jonë është që të vazhdojm reformat tona që janë shumë të rëndësishme. Sot kujtojm edhe njëherë të gjithë dëshmorët e lirisë, luftetarët e lirisë veteranët, familjerët, por zotohemi për energji të reja për forca të reja që bashkarisht të gjithë, pa dallim etnik të ndërtojm Kosovën evropiane”, tha Thaçi, duke shtuar më tutje se tani pas formimit të ushtrisë, Kosova do t’i kthehet normalizimit të dialogut për ta arritur edhe fitoren e radhës, asaj të antarësimit në Organizatën e Kombëve të Bashkuara.

“Ne do të punojmë në rrugëtimin tonë të drejt, sot Kosova ka marr vendimin sikur të gjitha vendet e tjera sovrane, prandaj dëshiroj t’i falenderoj të gjithë partnerët ndërkombëtar për besimin dhe bashkëpunimin. Tani është momenti të kthehemi në agjendën ditore, t’i kthehemi dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që do të sjell njëherë e përgjithmonë largimin e Serbisë nga Kosova apo marrëveshjen finale që nënkupton njohjen reciproke dhe antarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombërë të Bashkuara. Urime popullit të Kosovës ,urime ushtria!”, tha Thaçi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit