Thaçi thotë se s’do të ketë ndarje të Kosovës por bashkim të Luginës

Mos i humb

Presidenti Hashim Thaçi nuk i është përgjigjur pyetjeve të KTV-së lidhur me deklaratat e fundit të kryeministrit Ramush Haradinaj për të dhe ndryshimin e kufirit me Serbinë.

Vetëm ka thënë se Kosova duhet të dëgjojë këshillat e Amerikës, duke shtuar se çdo kryeneqësi tjetër është anë e gabuar e historisë.

Pasi vizitoi qendrën tregtarë “Abi” në Prizren, Thaçi përsëriti se ideja e Haradinajt për konferencë ndërkombëtare është e rrezikshme.

Shkëmbimi i territoreve tha se është pazar i keq dhe nuk do ta lejojnë.

“Nga letra e Trump dhe letra mbështetëse e Biden mund të kuptojmë një gjë, Amerika qëndron unike përkrah Kosovës. Çështja e dialogut Kosovë-Serbi për marrëveshje paqësore dhe njohje reciproke nuk është vetëm përkrahje e administratës aktuale të Trump por edhe miqve të tjerë të Kosovës. Është mbështetje edhe nga presidenti Bush që ka thënë se dialogu është alternativë e vetme, jo konfliktet e tragjeditë”, tha Thaçi.

“Është momentum historik qe ne të anëtarësohemi në Nato dhe BE. Nuk ka alternativë, njohje reciproke dhe zbatimi parezervë i këshillave të
Amerikës. Idetë për union ballkanik janë të rrezikshme, unioni i vetëm është unioni evropian. Përpjekjet për asociacion me elementë ekzekutive janë ndërprerë për momentin dhe nuk do të lejojmë të ndodh. Ideja e shkëmbimit të territoreve është pazar i keq, që s’do ta lejojmë. Jo që do të shtrohet në tavolinë por s’do ta lejojmë që ta diskutojë ndarjen e Kosovës. Kufijtë janë të paprekshëm. Korrigjimi i kufirit po si shtet i pavarur dhe bashkëngjitje e luginës së Preshevës. Ndryshimi i kushtetutës nuk është fundi i botës, katër herë është ndryshuar. Respektimi i këshillave të Amerikës thekson qartë drejtimin tonë të drejtë shoqëri, çdo kryeneqësi tjetër është ana e gabuar e historisë”, tha Thaçi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit