Thaçi uron Erdoganin për suksesin në zgjedhje

Mos i humb

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka telefonuar homologun nga Turqia Recep Tayyip Erdogan për ta uruar me rastin e suksesit të arritur në zgjedhjet lokale.

Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Komunikimit e Presidencës së Turqisë, e cila njoftoi se krahas Thaçit, Erdogan ka pranuar telefonatë urimi edhe nga kryeministri pakistanez, Imran Khan.

Më herët, presidentin turk e ka uruar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit