Thaçi-Vujanoviç deklaratë të përbashkët për ratifikimin e demarkacionit

Mos i humb

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot në një konferencë për media shpalosi deklaratën e përbashkët të nxjerrë sot me presidentin e Malit të Zi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Unë dhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic nxorrëm një deklaratë të përbashkët që inkurajon Kuvendin e Kosovës që të ratifikojë marrëveshjen mbi kufirin shtetëror me Malin e Zi e cila është nënshkruar më datën 26 gusht 2015”, deklaroi Thaçi.

Presidenti Thaçi gjatë konferencës duke vënë theksin te ratifikimi i marrëveshjes për demakacionin me Malin e Zi tha se është koha që të veprohet bashkarisht me të gjithë spektrin politik duke bërë të ditur se kjo deklaratë e dy presidentëve, të atij të Kosovës dhe të Malit të Zi është nisur nga besimi i ndërsjellë dhe vullneti i mirë sikur dhe nevojat e përbashkëta që do ta forconin partneritetin strategjik në mes dy shteteve.

Ai tha se kjo deklaratë poashtu është nxjerrë në bazën e respektit të ndërsjellë të sovranitetit dhe integritetit territorial, pavarësinë e të dyja vendeve dhe obligimet nga konventa e OKB-së dhe Strategjia e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Thaçi potencoi se kjo deklaratë e përbashkët detyron organet kompetente që të përmbyllin këtë proces edhe në Kosovë edhe në Mal të Zi si dhe të informojnë për procesin e zbatimit përmes kanaleve diplomatike.

Duke folur për trupin e përbashkët që do të punojë bashkarisht në shënimin e vijës kufitare, Thaçi tha se ky grup punues do të punojë me përkushtim se nëse paraqitet nevoja që të rishikohen përsëri gjetjet e ndryshme rreth vijës kufitare në sektorët në pjesën e Çakorrit.

Presidenti Thaçi poashtu tha se kjo deklaratë ka ardhur pas bisedave që ka zhvilluar me krerët e shtetit të Malit të Zi në Podgoricë si presidenti Vujanoviç dhe ish-kryeministri Gjukanoviç, duke nënvizuar edhe vizitën e fundit të kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviç në Kosovë e cila sipas tij ka patur efekt pozitiv për nxerrjen e kësaj deklarate sikurse vullneti i mirë i gjithë liderëve kosovarë.

Thaçi theksoi se ka informuar sot për këtë deklaratë edhe kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, krerët e partisë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe shtetet e Quintit duke i falënderuar të gjithë për interesimin pozitiv. Ai tha se do t’i takojë më vonë të gjithë liderët e partive të tjera politike që procesi i lëvizjes drejt BE-së të përfundojë me sukses.

Ai tha se deklarata është e karakterit të vullnetit të mirë ndërmjet dy shteteve dhe nuk ka karakter legal por është një thirrje shumë e përgjegjshme që çështja e demarkacionit të shikohet në mënyrë më serioze.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit