Thaçit i prerë në takimin me QUINT-in: Edhe nëse ndërrohet Qeveria, vazhdon dialogu me Serbinë!

Mos i humb

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi është treguar i prerë në qëndrimin e tij, sa i përket bisedimeve me Serbinë, në takimin që zhvilloi dje me përfaqësuesit e QUINT-it, shefin e KFOR-it, OSBE-së dhe EULEX-it .

I pari i shtetit është zotuar se Prishtina dhe Beogradi do të dalin të kënaqura në marrëveshjen përfundimtare që do të nënshkruhet në Bruksel.

Burime të “Indeksonline”, brenda takimit, kanë treguar se mesazhi i Thaçit para diplomatëve të huaj ishte se nuk do të ketë tërheqje të presidentit për këto bisedime.

“Qeveritë dhe ministrat mund të ndërrohen mirëpo dialogu vazhdon. Pra, do të ketë marrëveshja paqësore që nënkupton njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB. Kjo duhet të ndodhë i pëlqeu apo jo dikujt”, ka thënë Thaçit gjatë takimit.

Ndryshe, takimi radhës që pritet të shënojë një hap të ri në kërkim të një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, mbahet me 7 shtator.

Takimi është konfirmuar edhe nga Zyra e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, e cila tha se të shtunën do të ndërmjetësojë takimin e radhës ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit