Thellohet bilanci pas tërmetit në Turqi, 6 të vdekur, 225 të plagosur

Mos i humb

Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Turqi. Mediat turke raportojnë se numri i personave që kanë humbur jetën deri më tani thuhet se është 6, ndërsa 225 persona kanë mbetur të plagosur.

Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës riher goditi pjesën lindorë të Turqisë, ndërsa epiqendra ishte në Elazig.

Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë, tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elazığ në 8:55 p.m. (17:55 GMT) nga një thellësi prej 6.7 kilometra.

Menjëherë pas tërmetit fillestar, krahina u trondit më tej nga një seri pas goditjesh që shkonin midis magnitudave 5.4 në 3.3.
Sipas raporteve fillestare, tërmeti u ndje në provinca deri në Adananë jugore dhe Samsunin verior, së bashku me Sirinë veriore dhe Irakun.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit