Themelim i asociacionit, Vuçiç: Do presim dhe tre muaj

Mos i humb

 

 

 

Serbët e Kosovës nuk do ta formojnë në mënyrë të njëanshme asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Presidenti Aleksandar Vuçic i kërkoi shtetasve të tij në Kosovë të presin edhe tre muaj e gjysmë duke respektuar kështu afatin e përcaktuar nga Bashkimi Europian.

Reagimi i kreut të shtetit serb vjen pas paralajmërimeve të përfaqësuesve të serbëve se do ta themelonin në mënyrë të njëanshme asocacionin në 20 prill, nëse qeveria e Kosovës nuk e ndërmerr këtë veprimin deri në atë datë.

Vuçiç tha se të enjten do të bisedojë me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini duke konfirmuar se temë kyçe do të jenë raportet mes Beogradit e Prishtinës.

Ai deklaroi gjithashtu se nga marrëveshja e Brukselit për normalizim të raporteve, vetëm pjesa për formimin e Asociacionit të komunave serbe nuk është realizuar ende.“Serbët s’do ta formojnë Asociacionin as nesër, e as pasnesër. Kemi pritur pesë vjet, do të presim edhe këta tre muaj, që askush të mos i akuzojë serbët se po i shkelin marrëveshjet dhe dakordesimet ndërkombëtare”, theksoi Vuçiç.

“Kanë thënë se për tre muaj e gjysmë do të dalin me statutin e Asociacionit. Serbia do të pres edhe tre muaj e gjysmë”, vijoi me tej presidenti serb, i cili shtoi se nuk priste qe diçka e tille te ndodhte.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit