Themelimi i PD, Basha: Kjo parti i ka rrënjët te protesta popullore

Mos i humb

Për Lulzim Bashën, kreun e Partisë Demokratike, protesta e studentëve është një thirrje për një dhjetor të dytë. Në ditën e përvjetorit të thmelimit të PD-së, ai u shpreh se gjithçka iu dedikohet studentëve.

“Partia Demokratike u themelua në valën e protestave të studentëve, që sollën pluralizmin në Shqipëri. Kjo është një ditë e shënuar për ne si demokratë, por edhe për të gjithë shqiptarët. Dita e themelimit të PD-së i ka rrënjët e veta në protestat e studentëve dhe mbarëpopullore. Kohët nuk janë vetëm të kujtesës, këto minuta, tani ndërsa flasim, janë orë të revoltës popullore, sepse studentët shqiptarë janë në rezistencë dhe sakrificë për liritë dhe të drejtat duke thirrur një dhjetor të dytë”, u shpreh Basha.

Fjalimi nga selia e PD-së, në shënimin e përvjetorit të 28 të themelimit të partisë, u mbajt nga kryetari i Partisë Demokratike pasditen e kësaj të marte, vetëm pak pasi afati i ultimatumit të studentëve protestues skadoi dhe ata u përçanë në tri drejtime. “I gjithë respekti sonte është për ta, nderimi është për ta – tha Lulzim Basha. – Gjithçka bëhet për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë”.

“Kjo e sotmja nuk është një ditë festimi. Jam i vetëdijshëm se ndërsa iu drejtohem juve, e përmes kamerave edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, shpresoj që një pjesë e ekranit të vazhdojë të shfaqë dhjetorin e dytë, që shpirti rinor shqiptar ka sjellë në sheshet e qyteteve tona, si këtu në Tiranë para Ministrisë së Arsimit, Kryeministrisë dhe në ‘Zogun e Zi’, por edhe në rrugët e qyteteve të tjera të Shqipërisë”, tha më tej Basha.

Basha ka dashur t’u thotë qartë atyre që kanë lindur 20 vitet e fundit se, në selinë blu ndodhet një parti që mori jetë nga e njëjta përpjekje dhe nga të njëjtët njerëz që u ngritën kundër diktaturës, nga studentët e dhjetorit, që përpara 28 vitesh u bashkuan dhe vranë frikën, sikurse po vrasin frikën edhe 20-vjeçarët e sotëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit