Theret me thikë një zyrtar policor

Mos i humb

Një zyrtar i Policisë së Kosovës është therur me thikë sot në mesditë në Pejë.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Driton Rugova.

Ai ka thënë se në rrugën “Mbretëresha Teutë” në orën 11 e 55 minuta një zyrtar policor është sulmuar papritmas dhe ka pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë- thikë.

“Falë shkathtësive profesionale të zyrtarit policor dhe ndihmës së një qytetari është arritur që viktima të shpëtoi me jetë ndërsa personi i dyshuar është arrestuar”, ka thënë Rugova për Indeksonline.

Gjendja shëndetësore e policit sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetën.

Me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në Qendrën e mbajtjes ndërsa rasti është cilësuar “Vrasje në tentativë”.

Nuk dihen ende motivet e këtij sulmi ndërkohë policia po merret intensivisht me zbardhjen e rastit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit