Theu karantinën, 4 muaj burg për 27 vjeçarin

Mos i humb

Një 27 vjeçar është dënuar me 4 muaj burg në Korenë e Jugut, pasi theu rregullat e karantinës. Ky është dënimi i parë më burg në Korenë e Jugut për këtë çështje.

Burri, i cili është identifikuar vetëm me mbiemrin Kim duhej të qëndronte 2 javë në karantinë në shtëpi pasi doli nga spitali. Ai doli nga shtëpia, duke thyer rregullat 2 ditë para se të përfundonte karantinën 14 ditore.

27 vjeçari u dërgua në një qendër, por që u arrestua teksa përpiqej të largohej nga aty. Korea e Jugut forcoi edhe një herë masat izoluese pas shpërthimit të një vale të dytë përhapjeje në klubet e natës, shkruan BBC.

Aktualisht rastet e reja ditore shkojnë diku tek 20 raste. Burimet bëjnë me dije se më shumë se 33 mijë persona janë në izolim në Korenë e Jugut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit