Thirrje për projekte për bashkëpunim ndërkufitar Maqedoni-Bullgari

Mos i humb

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e Republikës së Maqedonisë shpalli sot thirrjen e dytë publike për projekte që kanë të bëjnë me bashkëpunimin ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu gjatë prezantimit të thirrjes tha se aplikantët e mundshëm kanë në dispozicion shtatë milionë euro për projekte në të dyja anët e kufirit, por siç tha, shuma e mjeteve do të varet nga vet projektet që do të miratohen.

Mjetet tha Fazliu, janë të siguruara nga Programi IPA i Bashkimit Europian, ndërsa Qeveria e Maqedonisë përmes buxhetit të Ministrisë siguron 15 për qind të kostos nga çdo projekt i aprovuar.

Ai tha se objektivi i përgjithshëm është forcimi i bashkëpunimit të njerëzve dhe institucioneve nga rajoni, duke informuar se në kuadër të programit ndërkufitar me Bullgarinë, pjesa e Maqedonisë përfshinë rajonin Verilindor, rajonin Lindor dhe atë Juglindor, me gjithsej 27 komuna.

“Komunat, organizatat joqeveritare, organizatat mbështetëse të biznesit, organizatat arsimore, shkencore dhe kulturore dhe organizata tjera jofitimprurëse mund të aplikojnë në këtë thirrje. Projektet duhet të jenë për mbrojtjen e mjedisit, turizëm, dhe konkurrencë, ose përmirësim i konkurrencës së bizneseve rajonale”, tha ministri Fazliu.

Ai informoi se afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 11 maji i vitit 2018, dhe vetëm përmes rrugës elektronike.

Ndryshe, Programi ndërkufitar IPA-së mes dy vendeve për periudhën 2014-2020 është 19 milionë euro, nga të cilat 10 milionë e 335 mijë euro tashmë janë ndarë për 48 projekte të miratuara në periudhën 2007-2013.

“Për këtë qëllim u bëj thirrje të gjithë subjekteve që të aplikojnë në një proces transparent të përzgjedhjes së projekteve më të mira që do të japin ndikim më të madh në ndryshimin e gjërave dhe përmirësimin e kushteve të jetës në këtë rajon kufitar”, tha Fazliu./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit