Tik tak, ku janë rezultatet kundër krimit?: Donald Lu në Kryeministri, takim me Ramën

Mos i humb

Dy ditë pasi i kujtoi Kryeministrit Edi Rama se ora po kalonte “tik – tak” dhe qeveria ende nuk po mbante premtimet për arrestimin e kriminelëve dhe të korruptuarve, ambasadori amerikan Donald Lu ka shkuar në Kryeministri. Paraditen e sotme ai ka nisur një takim me kreun e qeverisë, Edi Ramën. Takimi nuk ishte njoftuar për mediat.

Më 31 janar, Ambasadori amerikan hodhi në rrjetet sociale këtë mesazh kritik dhe nxitës: “Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë, Tik-Tak./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit