TIKA dhuron dy automjete të ambulancës për spitalin e Gostivarit

Mos i humb

Agjencia Turke për Koordinim dhe Zhvillim (TIKA) sot ka ndarë donacionin e përbërë nga dy automjete të ambulancës për transportim të pacientëve për spitalin e Gostivarit “Dr. Ferid Murad”.

Në ceremoninë e donacionit të zhvilluar në oborrin e spitalit morën pjesë ambasadorja turke në Shkup, Tülin Erkal Kara, sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë të Maqedonisë, Vlladimir Milloshev, koordinatori i TIKA-s në Shkup, Aytekin Ayden, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, si dhe zyrtarë dhe punonjës të spitalit.

Para ceremonisë së donacionit, ambasadorja Kara theksoi se shëndeti i njeriut është i domosdoshëm për ato dhe se lufta për jetë është para çdo gjëje.

Ajo duke theksuar se automjetetet e ambulancës së spitalit shtetëror të Gostivarit kanë qenë të pamjaftueshëm dhe se në takimet e tyre me zyrtarët të lartë shtetëror kanë pranuar kërkesa në këtë drejtim, tha se, “Ne si shtet mik, i lashtë dhe vëllazëror i Maqedonisë dëshiruam që të përshpejtojmë këtë punim”.

Ambasadorja turke më tej kujtoi se TIKA ka shumë shërbime dhe investime serioze në shumë vende të botës, duke shtuar se në këtë drejtim në Gostivar janë dhuruar dy automjete të ambulancës.

“Ende nuk i është bërë hapja, por edhe repartin e kujdesit intensiv pediatrik të spitalit në Shkup e ka bërë TIKA. U krijua një kujdes intensiv i shkëlqyer. Uroj që trajtimi i fëmijëve të kryhet me sukses. Hapja solemne e atij vendi do të marrë pjesë edhe në programin e presidentit (Recep Tayyip Erdoğan) në vizitën e tij në Maqedoni, por departamenti i pediatrisë fitoi një kujdes intensiv shumë të mirë. Janë përfunduar të gjitha punimet. Unë përsëri dua ta falënderoj TIKA-n”, tha Kara, duke potencuar se si Turqi janë pranë popullit në rajon.

Koordinatori i TIKA-s në Shkup, Aytekin Ayden, duke folur për dy automjetet e ambulancës që janë pajisur me pajisje dhe aparate shëndetësore, tha se: “Jemi duke i dorëzuar spitalit Ferid Murad në Gostivar dy automjete të ambulancës të pajisur plotësisht me pajisje shëndetësore, si dhuratë e shtetit dhe popullit turk, ku nëse mund të thuhet nuk do të mund të kryhet vetëm operacion, por ku do të mund të bëhen edhe intervenime të tjera shëndetësore”, tha Ayden.

Ai gjithashtu duke treguar se do të sigurojnë pajisje dhe mjete për Komunën e Pllasnicës, ndërtesën e shërbimit të cilin e kishin ndërtuar më parë, tha se kanë realizuar këtë mbështetje në mënyrë që shërbimet komunale të jenë më efikase dhe më të lehta.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, nga ana e tij, rikujtoi se kur ishte zgjedhur si ministër i shëndetësisë projekti i parë të cilën e kanë realizuar së bashku me TIKA-n ka qenë qendra urgjente në klinikën e pediatrisë në Shkup.

Taravari duke treguar se në takimet e tij me ambasadoren e Turqisë ka kërkuar një ambulancë, tha se, “Nga amabasadorja kërkova një ambulancë dhe sot na erdhën dy ambulanca. Shpreosj se spitali dhe komuna e Gostivarit do të vazhdojnë të kenë raporte të shkëlqyera ashtu sikurse kanë patur me TIKA-n dhe Ambasadën e Turqisë, si dhe me shtetin Turk në përgjithësi”.

Ndërkaq, sekretari shtetëror i Ministrisë së Shëndetësisë, Vlladimir Milloshev, falenderoi TİKA-n për angazhimin e tyre të përgjithshëm në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Maqedoni dhe tha se ata do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në të ardhmen.

Drejtori i Spitalit “Dr. Ferid Murad”, Jakup Jakupi, tha se automjetet janë të pajisura me pajisjet më moderne të cilat për momentin ekzistojnë dhe i japin mundësi që në mënyrë profesionale të realizojnë transportin e të gjithë të sëmurve për t’u dhënë ndihmën e shpejtë.

Pas ceremonisë, të pranishmit vizituan departin e fëmijëve të këtij spitali ku dhe u shpërndanë dhurata të ndryshme.

Spitali “Dr. Ferid Murad” ka një kapacitet prej rreth 3 mijë shtretërish, ndërsa ofron shërbime për 40 mijë pacientë në vit, me kirurgji, sëmundje të brendshme, pediatri, neurologji, gjinekologji dhe obstetrikë, epidemiologji, traumatologji dhe departamente të sëmundjeve të lëkurës.

Gjithashtu TIKA ka kryer pajisjen e ndërtesës së Komunës së Pllasnicës për shërbime publike, që përbëhet nga 12 zyra pune, 1 sallë për takime dhe zona të përbashkëta, 2 kate dhe një bodrum, ndërtimi i së cilës është kryer nga TIKA në vitin 2017. TIKA këtu ka dhuruar 32 kompjutera, 1 server për ruajtjen e të dhënave, 1 printer me lazer, 2 makina me funksion të kopjimit, printimit dhe skenimit, 30 telefona celularë për zyra, sistemin e kontrollit të kartelave për hyrjen dhe daljen e personelit, si dhe 16 kamera për sistemin e monitorimit të brendshëm dhe të jashtëm të sigurisë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit