TIKA realizoi 800 projekte për 6 muaj

Mos i humb

Zëvendëskryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) Serkan Kayalar tha se në 6 muajt e parë të këtij viti kanë realizuar rreth 800 projekte dhe se janë përpjekur të arrijnë tek personat në nevojë me projektet e realizuara në fusha të ndryshme si shëndetësia, arsimi, bujqësia, blegtoria dhe aftësimi profesional.

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), Kayalar tha se TIKA zhvillon punime të ndryshme në zona të ndryshme anembanë botës nga Azia Qendrore në Afrikë, nga Ballkani në Amerikën Latine.

Ai tha se TIKA ka punuar për realizimin e projekteve të ndryshme në më shumë se 170 vende në vit me 61 zyrat e saj në 59 vende. Kayalar thekson se në 6 muajt e parë të këtij viti nën obmrellën e kryesisë së TIKA-s ata kanë arritur numrin objektiv të projekteve ashtu sikurse në vitet e mëparshme.

“Në 6 muajt e parë të këtij viti ne kemi realizuar rreth 800 projekte. Me projektet që kemi realizuar në fushat si shëndetësi, arsim, restaurim, bujqësi, blegtori, infrastrukturë dhe aftësimin profesional ne tregojmë kujdes që t’u dalim në ndihmë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë kryesisht grave, fëmijëve, grupeve të pafavorizuara dhe viktimave të terrorizmit”, thekson Kayalar.

“Në kuadër të strukturimit të ri pas sistemit të qeverisjes presidenciale TIKA është e lidhur me Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit”, tha Kayalar i cili ka bërë të ditur se krahas përfitimeve të arkitekturës së përqendruar në shpejtësi dhe efikasitet të sistemit të ri, rëndësia dhe mbështetja e dhënë për institucionet që operojnë jashtë vendit nga ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Nuri Ersoy ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në prodhimin e projekteve të reja duke u shtuar atyre edhe punimet aktuale të TIKA-s.

TIKA ka vazhduar pandërprerë projektet e saj pas kalimit në qeverisjen presidenciale, thotë Kayalar i cili ka vënë në dukje se “Në këtë proces një vjeçar kemi realizuar mbi 1.500 projekte dhe aktivitete. Ne kemi pajisur ose riparuar rreth 70 objekte shëndetësore si spitalet dhe qendrat shëndetësore”.

“Nga ana tjetër, kemi mbështetur për pajisjen dhe ristrukturimin e rreth 200 objekteve të arsimit, ku dhe në këtë kontekst janë dhënë trajnime të ndryshme për më shumë se 10 mijë njerëz”, nënvizon Kayalar.

Kayalar thekson se TIKA gjithashtu mbështet punën e restaurimit, e cila është një nga aktivitetet që TIKA i kushton më shumë rëndësi, dhe kryesia ka kryer punime për të restauruar shumë vepra të mbetura nga periudha osmane, ku në këtë kuadër kanë filluar edhe aktivitetet e restaurimit të rreth 20 mijë veprave historike brenda një viti.

Në muajin e Ramazanit TIKA ka zgjatur dorën për më shumë se 400 mijë njerëz

Pasi ka shtuar se TIKA në muajin e Ramazanit ka zhvilluar aktivitete të shumta në vende të ndryshme të botës, Kayalar tha se “Si TIKA muajin e kaluar të Ramazanit kemi zhvilluar programe iftari në 75 vende. Jemi përpjekur që të takohemi kryesisht me muslimanët në këto vende. Falë programeve të kryera për Ramazan kemi zgjatur dorën e vendit tonë për më shumë se 400 mijë njerëz”.

Duke vënë në dukje se TIKA ka një numër të madh të projekteve me rëndësi që janë në vazhdim, Kayalar tha se vazhdojnë punimet për projektin e ndërtimit të konviktit të vajzave në Universitetin e Kudsit në Palestinë dhe aktivitetet për të vendosur në funkison një spital në Kirgistan.

TIKA në Azerbajxhan do të restaurojë për herë të parë një vepër historike

Duke deklaruar se TIKA po vazhdon restaurimin e stacionit Amman të hekurudhave Hijaz në Jordani dhe është duke punuar për hapjen e një muzeu këtu, Kayalar tha se kryesia do të kryejë edhe restaurimin e Kalasë së Madhe Merdekan në qytetin Merdekan, i cili është një monument i rëndësishëm historik sa i përket trashëgimisë kulturore konkrete në Azerbajxhan.

Pasi ka dhënë informacionin se do të restaurojnë Mesxhid-in Tuba Shah që ndodhet brenda kalasë, Kayalar tha se “TIKA ka zyrë në Azerbajxhan që nga viti 1994 dhe kjo do të jetë aktiviteti ynë i parë i restaurimit në Azerbajxhan. Është një projekt që i kushtojmë rëndësi të madhe në drejtimin edhe për forcimin e lidhjeve miqësore midis dy vendeve por edhe nga pikëpamja e kontributit në trashëgiminë kulturore”.

Zëvendëskryetari i TIKA-s, Kayalar tha se gjithashtu edhe në Shqipëri po vazhdojnë punimet e restaurimit për xhaminë e Ethem Beut në kryeqytetin e Tiranës e cila është një prej monumenteve historike të mbetur nga periudha osmane.

“Krahas kësaj në ditët në vijim do të dërgojmë rreth 500 studentë në 45 vende në kuadër të ‘Programit të Shkëmbimit të Përvojave'”, bëri të ditur Kayalar duke shtuar se këta studentë do të kenë mundësinë që të njihen në vend me projektet e TIKA-s jashtë vendit dhe që të bëhen pjesë e këtyre projektve.

“Në 30 vende janë gati për hapje rreth 80 projekte të TIKA-s”

Ai thotë se kanë përfunduar punimet e restaurimit të Urës së Mehmet Pashë Sokoloviqit në Bosnjë e Hercegovinë që është një nga projektet më të mëdha të restaurimit në Ballkan dhe të tyrbeve të mbretit Negus (Najashi) në Etiopi. Kayalar thekson se këto projekte do të jenë gati për hapje në periudhën e ardhshme.

Më tej Kayalar ka informuar se është gati për inaugurim edhe spitali i miqësisë Niger-Turqi dhe të një shkolle aty të cilat janë përfunduar duke u ndërtuar dhe pajisur nga TIKA nën kujdesin e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe bashkëshortes së tij Emine Erdoğan për të cilën kishte dhënë udhëzimin gjatë vizitës së tij që realizoi në vitin 2013.

“TIKA gjithashtu ka bërë të gatshme për inaugurim duke përfunduar punimet restauruese edhe të kalasë një mijë vjeçare Ram që ndodhet në afërsi të rajonit Veliko Gradoshte në verilindje të Serbisë”, tha Kayalar duke shtuar se “Në 30 vende kanë përfunduar restaurimet dhe janë gati për hapje rreth 80 projekte të TIKA-s”.

Punimet restauruese të TIKA-s në Irak

Në fjalën e tij, Kayalar përmendi edhe aktivitetet e TIKA-s në Irak dhe deklaroi se “Kryesia e TIKA-s duke bashkëpunuar me autoritetet irakiane ka kryer punime restaurimi të veprave të ndryshme në Irak, që përfshijnë shumë vepra të trashëgimisë”.

Kompleski Shejh Abdulkadir Gejlani (Abdul Qadir Gilani) në kryeqytetin irakian, Bagdad, është një kompleks shumë i madh dhe TIKA ka bërë disa punime për të riparuar dëmet brenda kompleksit, tha Kayalar i cili ka shtuar se vazhdojnë punimet restauruese në lidhje me punimin e dyerve kryesore të hyrjes, restaurimi i mihrabit dhe mimberit.

Kayalar potencon se jo vetëm në Bagdad, por edhe në shumë qytete të Irakut, zhvillojnë projektet e restaurimit, ku krahas këtyre kryejnë edhe aktivitete në kuadrin e ndihmës për zhvillim.

“TIKA ka realizuar 900 projekte në 24 vite në Bosnjë e Hercegovinë”

Në vlerësimin e tij në lidhje me aktivitetet e TIKA-s në Bosnjë e Hercegovinë, Kayalar ka bërë të ditur se Kryesia e TIKA-s ka realizuar rreth 900 projekte në 24 vite në BeH i cili është një vend me një numër të madh të trashëgimisë së përbashkët historike dhe kulturore.

Aktualisht po vazhdon restaurimi i varrezës historike të Kovaçit në kryeqytetin e Sarajevës, Mostarit dhe xhamitë e ndryshme në Bugojna, tha Kayalar duke vënë theksin se TIKA përveç punimeve të restaurimit në këtë vend, gjithashtu ka ndërmarrë përpjekje shumë serioze për të forcuar kapacitetin e burimeve njerëzore në aspektin e kontributit në punësim.

“TIKA do të hapë zyrë ndërlidhëse në Tripoli”

Në lidhje me çështjen e hapjes së zyrave të reja të TIKA-s jashtë vendit, Kayalar tha se kanë parasysh politikën e jashtme turke dhe nevojën në këtë fushë. “Në periudhën e ardhshme ne do të ngremë zyrën tonë ndërlidhëse në Tripoli (Trablussham) në Liban, e cila është e rëndësishme për ne, për trashëgiminë osmane”, tha ai.

Kayalar tha se aktualisht krijimi i zyrës këtu është duke përfunduar dhe se do ta bëjnë zyrën funksionale duke bërë emërimet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit