Tillerson: Ende kemi shpresë për diplomaci në çështjen e Koresë së Veriut

Mos i humb

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, në një deklaratë në ditën kur SHBA-ja vendosi Korenë e Veriut në listën e “shteteve që mbështesin terrorizmin”, tha se synojnë që të rrisin presionin mbi qeverinë e Phenianit dhe në këtë mënyrë të ulin në tryezën e bisedimeve Korenë e Veriut.

Në një konferencë të përditshme për media të mbajtur në në Shtëpinë e Bardhë, Tillerson tha se vendosja e Koresë se Veriut në listën e “shteteve që mbështesin terrorizmin” është pjesë e procesit të derisotshëm dhe se kjo nuk duhet të konsiderohet si një befasi.

“Ende kemi shpresë për diplomaci. Ky hap ka për qëllim rritjen e presionit mbi regjimin e liderit veri-korean që të kuptojë se punët do të përkeqësohen edhe më shumë derisa regjimi të ulet në tryezë dhe të nis negociatat”, tha Tillerson.

“Qëllimi ynë është ta shtrëngojmë regjimin”

Pasi vuri në dukje se shumë sanksione janë zbatuar tashmë kundër Koresë së Veriut dhe se sanksionet e reja janë pranë, Tillerson ka mbrojtur idenë se qëllimi i tyre është shtrëngimi i regjimit, dhe jo i popullit të Koresë së Veriut.

“Ne mendojmë se të gjitha këto sanksione të reja do të jenë efektive në tërësi”, tha Tillerson, duke vënë në dukje se një mungesë serioze e karburanteve ka filluar të ndjehet në vend dhe se kanalet tregtare dhe ekonomike të Phenianit janë reduktur ndjeshëm pasi shumë vende kanë ndërprerë tregtinë me Korenë e Veriut.

“Një fushatë paqësore represive”

“‘Unë e shoh si një fushatë paqësore represive’ hapin e SHBA-ve për vendosjen e Koresë së Veriut në listën e ‘shteteve që mbështesin terrorizmin'”, tha Tillerson. Sipas tij, ky vend u hoq nga lista në procesin e negociatave në vitin 2008 por u vendos sërish në këtë listë për shkak të programit “agresiv” bërthamor.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Koreja e Veriut është shtuar në listën e “vendeve që mbështesin terrorizmin”.

“Sot, SHBA ka shtuar Korenë e Veriut në listën e shteteve që mbështesin terrorizmin”, kishte deklaruar Trump, duke bërë të ditur se kanë ndëmarrë një hap kritik për ta pastruar Korenë e Veriut nga armët bërthamore./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit