Tillerson: Vendosja e unitetit të Gjirit është në interes të të gjithve në rajon

Mos i humb

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson deklaroi se në interes të të gjithve në rajon është që sërish të arrihet unitet mes vendeve të Gjirit.

Tillerson në margjinat e takimit të koalicionit ndërkombëtar për luftë kundër DEASH-it në Kuvajt tha se është koha që vendet e Gjirit të gjejnë zgjidhje për problemet me të cilat përballen.

“Vendosja e unitetit të Gjirit është në interes të të gjithve në rajon”, tha shkurt Sekretari amerikan i Shtetit.

Në fund shtoi se në kuadër të vizitës në Lindjen e Mesme, e cila zgjat nga 11 deri më 16 shkurt, do të vizitojë edhe Turqinë për të biseduar me zyrtarët e atjeshëm mbi luftën efikase kundër terrorizmit.

Rikujtojmë se kriza në Gji eskaloi më 5 qershor të vitit 2017 kur autoritetet e Arabisë Saudite, Bahreinit, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jemenit ndërprenë marrëdhëniet diplomatike dhe bllokuan kufijt me Katarin.

Katari ngarkohet për mbështetje të terrorizmit, që gjë Doha zyrtare i mohon dhe vlerëson si të pabaza akuzat./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit