Tiranë : 7 të arrestuar, 3 procedohen për dhunë ndaj prindërve, drogë, armëmbajtje pa leje e të dehur në timon

Mos i humb

“Pa ngrënë, pa pirë e të izoluar”, rrëfimi i infermieres kosovare në frontin e luftës me koronavirusin

Marigona Haziri, infermiere në Klinikën Infektive në Prishtinë, u detyrua të qëndrojë tre muaj në një banesë me qira larg prindërve me...

SPAK dërgon dosjen për gjykim për 8 të pandehur

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ka...

Salianji: Rama nuk po bën bën rrugë, po e ka bërë rrugë që të prodhojë para prej rrugëve!

Përmes një postimi në facebook, ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji shkruan se Rama nuk po bën bën rrug, po e ka bërë...

Britania e Madhe më 10 korrik heq masën e karantinimit 14 ditorë

Qeveria britanike zbuloi sot përjashtimet e para nga regjimi i karantinës, vendosur për të luftuar kundër epidemisë së koronavirusit, që përfshin të...

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 shtetas, njëri prej të cilëve ishte shpallur në kërkim si dhe janë proceduar penalisht 3 shtetas të huaj sirianë.

Sherbimet e Komisariatit Nr.3 në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale ““Prodhimi dhe shitja e lendëve narkotike” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit” , të shtetasit të huaj sirian M. A., 29 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 18.6 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit” edhe shtetasit sirian R.H. A.M. dhe M.L.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.L., 32 vjeç, i dënuar më pare, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Dhuna në familje”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.5, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” i shtetasit H.T., 33 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj nënës si dhe vajzës së tij të mitur.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Gj. L., 40 vjeç, pasi tek Rrethrrotullimi I Tegut është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.58 mg/l;

– E. C., 40 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.55 mg/l;

– M. S.,53 vjeç, pasi në rrugën “Donald Trump” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.61 mg/l.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasi S.G., 46 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Eurostat: Në dy muaj 140 mijë viktima, të përqendruara në 50 rajone

Sipas ‘Eurostat’, në vetëm dy muaj janë regjistruar 140 mijë viktima nga infeksioni I koronavirusit, të gjitha të përqendruara kryesisht në 50...

Irani merr një vendimin ndryshe për maskat , 2500 infeksione të reja

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani deklaroi se të gjithë iranianët që nuk mbajnë maska, nuk do të kenë qasje në shërbimet shtetërore...

Australi, autoritetet fusin në karantinë 3000 banorë të Melburn-it

Përballë ringjalljes së infeksioneve të reja të shkaktuara nga Covid, në Melburn, në Australi, rreth 3000 persona i janë nënshtruar masave të...

Të shtëna në një qendër tregtare në Alabama, vdes fëmija 8 vjeç

Një djalë 8-vjeçar u vra gjatë një shkëmbimi zjarri në një qendër tregtare në Alabama, Riverchase Galleria. Tre persona...

Katari përshëndet marrëdhëniet strategjike me Turqinë

Ministri i Jashtëm i Katarit, Mohamed bin Abdulrahman Al-Thani, ka përshëndetur marrëdhëniet strategjike të vendit të tij me Turqinë, (AA).