Tjetër tsunam në Indonezi: koncertin e “merr lumi”, viktima e shkatërrime (video)

Mos i humb

Një tjetër tsunam i tmerrshëm ka goditur brigjet indoneziane, ku paraprakisht është dhënë shifra e 168 të vdekurve dhe 745 të plagosurve. Tsunami goditi në bregun e Sunda Sundown të shtunën në mbrëmje, njoftoi qeveria indoneziane.

Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive njoftoi se tsunami rrafshoi me  qindra ndërtesa.

Shkaku më i mundshëm, u tha të jetë shpërthimi i vullkanit Krakatau.

Fotograf norvegjez Oystein L. Andersen regjistroi një shpërthim të vullkanit Krakata dy orë e gjysmë para tcunamit.

Vdekjet u regjistruan në rajonet e Pandegland, South Lampung dhe Serang.

Sutopo Purwo Nugroho, një zëdhënëse e Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive, tha se numri i viktimave pritet të rritet në mënyrë të qëndrueshme, por ai i kërkoi qytetarëve të qëndronin të qetë.

Fotot e publikuara nga Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive tregojnë pasojat e një tsunamit, përmbytje rrugësh dhe makina të përmbysura, si dhe një video që tregon popullatën lokale që ikën nga goditjet e valëve.

Por më të rënda kanë qenë pamjet e një koncerti, ku vala e ujit rrafshon skenën dhe mbyt gjithçka. Grupit që po performonte, i mbetet kënga e pambaruar! /tesheshi.com/    

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit