Torte akullore

131
0

PËRBËRËSIT:

200 gr gjalpë, 5 vezë, 250 gr sheqer, 300 gr lajthi ose arra të bluara, 4 dcl ajkë të ëmbël.

Kallëpi në formë të gjatë, të ngushtë dhe të thellë mbështillet me folie. Tundet gjalpi i zbutur me 100 gr sheqer. Shtohen të verdhat e vezëve dhe masa tundet edhe më tej. Shtohen lajthitë dhe 2 dcl ajkë të tundur. Veçan tunden të bardhat e vezëve me sheqer dhe pasi të trashen në borë të dendur, duke e përzier me lugë, shtohen në masën e kremit të përgatitur.

Masa homogjene derdhet në kallëp, rrafshohet dhe futet në frigorifer me ngrirje të thellë për 3-4 orë. Pasi të ftohet mirë, torta largohet nga kallëpi. 2 dcl ajkë tunden dhe me të lyhet torta mbi dhe anash. Zbukurohet me dredhëza, pritet në thela trashësie 2 centimetra dhe shërbehet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here