Tortë me lajthi dhe mjaltë

Mos i humb

Përbërësit:

– 250 g gjalpë;
– 220 g mjaltë;
– 4 vezë;
– 150 g lajthi të bluara
– 150 g miell;
– 2 lugë e gjysmë të vogla pluhur për ëmbëlsira;
– ¼ e lugës së vogël kripë.

Përbërësit për lyerje me çokollatë:

– 200 g çokollatë të zezë,
– 50 g gjalpë.

Përgatitja:

Furrën nxeheni në 160 gradë Celsius.

Lyeni tepsinë për pjekje që ka vëllimin 24 cm dhe mbështilleni me letër.

Me mikser tundni gjalpin derisa të bëhet kremoz, pastaj në të shtoni mjaltin dhe përzieni mirë derisa të bashkohen mirë.

Thyeni një nga një vezët dhe ngadalë shtoni në tretjen e mëparshme duke i përzier ngadalë. Tretjen qiteni në tepsi dhe rrafshojeni.

Piqeni brumin në 160 gradë celsius rreth 45 minuta. Kur të jetë gati, prisni që të ftohet.

Kthejeni tepsinë mbrapsht dhe qiteni brumin në tel në mënyrë që të ftohet plotësisht.

Në avull shkrini gjalpin dhe në të qitni çokollatën. Përzieni të mos digjet. Hiqeni nga zjarri dhe lini të ftohet pak.

Glazurën qiteni mbi tortë, sipas dëshirës qitni sipër arra ashtu siç po i shihni në foto.

Lini ëmbëlsirën në temperaturë dhome një kohë të shkurtër, ndërsa më vonë futeni në frigorifer.

Ëmbëlsirën shërbejeni me kube akulloreje apo me pemë, sipas dëshirës.

Shijojeni

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit