Totaj: Besoj që rinumërimi i votave do ndikojë në ndryshimin e rezultateve

Mos i humb

Pas ankesave të paraqitura nga subjektet politike për parregullsitë në ditën e votimit të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave, PAZAP ka marr vendim për rinumërim të votave në dy komuna.

Sipas vendimit, komuna e Prishtinës dhe ajo e Prizrenit do shkojnë në tërësi në rinumërim të votave.

Këtë rinumërim e ka mirëpritur kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Prizrenin, Shaqir Totaj, i cili sipas rezultateve të KQZ-së të publikuara me 19 nëntor, ka dalë i dyti në këto zgjedhje.

Në një prononcim për Indeksonline, Totaj ka thënë se është optimist që rinumërimi i votave do ndikojë në ndryshimin e rezultateve.

“Besoj që ka mundësi të ndikojë dhe jam optimist që do ndikojë. Por, mbetet të shihet”, ka thënë Totaj.

Ai beson që ankesa e PDK-së, ka ndikuar në marrjen e këtij vendimi.

“Vendimin e natyrës së tillë nuk ja vlen ta komentojmë më. Ajo duhet të zbatohet dhe ka arsye e argumente për marrjen e këtij vendimi. Ne kemi bërë një ankesë dhe besojë që ankesa ka qenë njëra prej arsyeve, kurse argumentet janë bazë ligjore”, ka shtuar Totaj.

Ndërsa  kandidati i Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka i cili ka dal i pari në Prizren sipas rezultateve të para të publikuara nga KQZ, këtë vendim e ka konsideruar si politikë.

“Ky është një vendim politik”, ka thënë Haskuka.

Ndryshe, sipas vendimit të PZAP-së, komuna e Rahovecit, Istogut dhe Dragashit shkojnë në rinumërim të pjesshëm./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit