Toyota sjell modelin e ri Corolla hibrid!

Mos i humb

Toyota vendosi të largojë markën Auris nga modelet e saj kompakte në tregun evropian për vitin 2019, dhe gjenerata e re e kësaj makine, e cila u prezantua këtë vit në Gjenevë, përsëri quhet Corolla në të gjitha format e karrocerisë.

Në panairin e veturave, i cili përfundon sot në Paris, kishte premierën Corolla Hybrid në versionin hatchback dhe karavan.

Toyota vendosi që fokusi i gjeneratës së re të modelit më të shitur të saj në histori të jetë në versionin hibrid, andaj ofroi vetëm një opsion me motor konvencional – benzinë turbo 1.2 litërsh me 116 kuaj fuqi.

Nga ana tjetër, konsumatorët do të jenë në gjendje të zgjedhin midis dy opsioneve hibride.

Opsioni më i dobët me 1.8 litra benzinë dhe 122 kuaj fuqi dhe njësia benzine 2.0 litërsh me 180 kuaj fuqi./Mesazhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit