“Tradhtia” austriake me Putin; Skepticizëm për sigurinë në Europë

Mos i humb

Një ish-shef i zbulimit gjerman thotë se sekretet e NATO-s nuk janë të sigurta nëse ndahen me Austrinë, duke iu bashkuar shqetësimit në rritje midis agjencive të inteligjencës perëndimore rreth lidhjeve të ngushta mes ministrave të lartë austriakë dhe Rusisë.

Në Perëndim është shtuar frika rreth besueshmërisë së Austrisë që nga shkurti i kaluar, kur nga një operacion policore në selinë e agjensisë austriake të inteligjencës u sekuestruan disa dosje sekrete.

Zyrtarë të lartë nga koalicioni qeverisës në Austri, kanë bërë thirrje për heqjen e sanksioneve të perëndimit mbi Rusinë, të vendosura pas aneksimit nga kjo e fundit të Krimesë në 2014.

Austria shmangu dëbimet e koordinuara perëndimore të diplomatëve rusë pas helmimit në fillim të këtij viti të një agjenti rus dhe vajzës së tij në Britani, që fajëson Kremlinin për incidentin. Afërsia në rritje midis qeverisë austriake dhe Kremlinit doli në pah edhe javën e kaluar kur presidenti rus Vladimir Putin ishte i ftuar nderi në dasmën e ministres së jashtme të Austrisë Karin Kneissl.

Pjesëmarrja e Putinit e shndërroi ceremoninë private në një ngjarje politike të profilit të lartë dhe nxiti një stuhi kritikash në media ndaj Kneissl që sipas mediave, ishte përulur përpara presidentit rus. Gazeta Washington Post raportonte javën e kaluar, se disa agjenci të inteligjencës perëndimore kishin ndalur shkëmbimin e informacioneve sensitive me homologët e tyre austriakë, duke ngritur alarmin se sekretet mund t’i jepeshin Moskës.

Austria nuk është vendi i vetëm i NATO-s që po shkakton alarm në perëndim, në një atmosferë të rritjes së partive populiste, miqësore ndaj Kremlinit në të gjithë Evropën.

Në mars, agjencitë amerikane të sigurisë po vlerësonin se çfarë dokumentesh zbulimi mund të ndaheshin me homologët italianë pas formimit në Romë të një qeverie koalicioni mes Legës së djathtë dhe Lëvizjes së Pesë Yjeve (M5S). Të dyja ato kundërshtojnë sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, duke thënë se ato kanë dëmtuar Italinë po aq sa Rusinë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit