Tradita korçare, në shitje. Shtëpitë e vjetra braktisen për shkak të emigracionit

Mos i humb

Mbi muret e banesave në zonën muzeale të Korçës rëndom shihen tabelat “Shitet”. Trashëgimtarët e familjeve të vjetra korçare, të cilët jetojnë kryesisht në emigrim, vendosin që pas humbjes së prindërve t’i shesin këto shtëpi, e më pas ato të kthehen në bujtina apo të presin banorë të rinj.

Një banesë e ndërtuar rreth vitin 1930, për vite të tëra është lënë e braktisur, derisa pronarët vendosën ta shesin. Degradimi është i pashmangshëm për dhjetëra ndërtesa të kësaj natyre, në zonën muzeale të Korçës.

Të moshuarit janë ata, që i ruajnë me fanatizëm këto ndërtesa, fati i të cilave nuk dihet.

Vetëm gjatë 5 viteve të fundit, Korçës janë duke iu larguar gjithmonë e më tepër banorë, kryesisht të rinjtë, të cilët mbeten me sytë nga emigracioni për t’iu drejtuar vendeve të Europës Perëndimore apo Shteteve të Bashkuara./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit