Tragjedi në Kukës, nëna me foshnjën vdes në maternitet

Mos i humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Kukësit, ku një nënë ka ndërruar jetë së bashku me foshnjën e saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë. Mësohet e policia ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Deri më tani flitet për një vdekje natyrale, por hetimet do të zbardhin në fund se cili është shkaku i vërtetë i vdekjeve.

Familjarët kanë kërkuar hetimin e vdekjes së Nurije Poçit, 40 vjeçe dhe foshnjes së saj, ndërsa mjekësia ligjore ka shkuar për të bërë hetimet.

Gruaja do të sillte në jetë fëmijën e 7-të, por e ka lindur të vdekur, ndërsa ka humbur jetën edhe ajo vetë.

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit