Tragjedi në një cirk italian: tigrat shqyejnë t’zotin pak para shfaqjes (video)

Mos i humb

Ettore Weber, 61 vjeç, një nga artistët e cirkut më të famshëm në botë sa i përket shfaqjes me kafshë, e pësoi me jetë pikërishtnga këto të fundit. Ai u sulmua nga katër tigrat e tij gjatë përgatitjeve përpara një shfaqje në Itali.

Weber vdiq në cirkun më të famshëm italian – Orfeu, në qytetin e Barit.

Sipas raporteve të mediave lokale, Weber po praktikohej me tigrat para shfaqjes kur njëri nga ata e vuri poshtë dhe më pas mbi të u hodhën dhe tre të tjerët.

Siç thuhet, tigrat pastaj “luajtën” me trupin e tij për më shumë se gjysmë ore, ku kolegët nuk mundet të bënin asgjë. Edhe punonjësit e Cirkut gjithashtu u përpoqën të heqin qafe tigrat, por dështuan.

Vetëm pas mbërritjes së policisë dhe shërbimeve të tjera emergjente ata arritën të hiqnin qafe tigrat disi, por Weber ishte tashmë i vdekur.

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me tigrat tani. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit