Tragjedia e Malaysia Airlines në qiellin ukrainas, protestë para ambasadës ruse në Hagë

Mos i humb

Të afërmit e 298 viktimave të fluturimit me avionin e Malaysia Airlines të rrëzuar nga një raketë mbi Ukrainë më 17 korrik 2014, protestuan jashtë ambasadës ruse në Hagë.

Sipas një raporti nga një komision ndërkombëtar i kryesuar nga holandezët, e përfunduar muajin e kaluar, raketa u nis nga Moska.

Në kujtim të viktimave Boeing 777, kryesisht nga Holanda, 298 karrige me nga një trëndafil të kuq në secilën prej tyre, u vendosën në një lëndinë pranë selisë diplomatike. Avioni ishte nisur nga Amsterdami për në Kuala Lampur dhe po kalonte mbi Ukrainën kur u godit.

Pas katër vitesh hetime dhe një shqyrtimi të detajuar të imazheve dhe videove, një komision ekspertësh konkludoi se ishin forcat ruse që nisën raketën drejt avionit duke e goditur atë në ajër, një prej tragjedive më të rralla ajrore, në mos e vetmja e këtij lloji.

Kremlini hodhi poshtë akuzat duke thënë se nuk i besonte hetimit. Sipas Moskës, raketa nuk mund t’i përkiste forcave të saj të armatosura, sepse ishte shumë e vjetër. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit