Tragjedia në Bejrut, SHBA premton mbi 17 milionë dollarë ndihmë emergjente për Libanin

Mos i humb

Shtetet e Bashkuara kanë premtuar mbi 17 milionë dollarë ndihmë fillestare për Libanin, pas shpërthimit në portin e Bejrutit të martën, tha të premten ambasada e SHBA-së në Liban.

Ajo tha në një deklaratë se ndihma përfshin ndihmë ushqimore, furnizime mjekësore dhe ndihmë financiare për Kryqin e Kuq të Libanit.

Shumë vende tjera, përfshirë Bashkimin Evropian (BE) kanë premtuar ndihma.

BE-ja njoftoi të enjten se ka ndarë 33 milionë euro për të financuar ndihmën emergjente fillestare për Libanin.

Presidentja i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, foli në telefon me kryeministrin Libanez Hassan Diab për ta njoftuar për ndihmën e Bashkimit Evropian.

Në një letër drejtuar 27 vendeve anëtarëve të BE-së, von der Leyen dhe Charles Michel, President i Këshillit Evropian, iu bën thirrje vendeve anëtare “të kontribuojnë në rimëkëmbjen e Libanit”.

Më 4 gusht, një shpërthim në një depo me kimikate në Bejrut la të vdekur mbi 140 persona si dhe plagosi mijëra të tjerë. Rreth 300.000 persona llogaritet se kanë mbetur pa strehë.

Hetimet e para thonë se materiali ishte ruajtur në mënyrë të pasigurtë në depo.

Dëmet materiale konsiderohet të arrijnë vlera miliardëshe.

Ndërkohë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është udhëheqësi i parë botëror që e vizitoi Libanin.

Ai pas takimeve me liderët e atij vendit, bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar për incidentin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit