TRAGJEDIA/ Spanja në zi: gjendet i pajetë në fund të pusit Julieni 2-vjeçar, prindërit humbin të dytin fëmijë

Mos i humb

E gjithë Spanja është në zi pas javësh ankth, ku i gjithë opinioni ndenji “sy e veshë” për ditë të tëra të një pus në Malaga, aty ku ra një fëmijë 2-vjeçar në një thellësi prej 100 metrash, por që nuk nxirrej dot.

Trupi i Julien Rosellos gjend më në fund, sigurisht pa jetë, pavarësisht shpresave ende të gjalla, sidomos të prindërve.

Saga e dhimbshme nisi që me 13 janar pranë Malagas, ku gjatë një shëtitjeje familjare në një terren kodrinor, i mituri ra në pusin e hapur, diçka e zakonshme për zonën në kërkim të ujit.

Por nxjerrja e trupit detyroi ndërtimin e një kantieri më vete, ku u përdor dhe eksploziv për evitimin e pjesëve shkëmbore, për të arritur në fund të pusit, aty ku mendohej se ndodhej fëmija, gjithnjë me shpresën se do gjendej gjallë.

“Në orën 1.25 ekipi i shpëtimit arriti në fund të pusit ku gjetën trupin e pajetë të fëmijës”, tha Alfonso Rodriguez Gomez de Celis, një zëdhënës i qeverisë në rajonin e Andaluzisë.

Dy tunele paralele u hapën për të arritur gjer aty, ndërkohë që Jorge Martin, zëdhënës i Gardës Civile, tha se një shpërthim i katërt i kontrolluar ishte i nevojshëm për të gërmuar 50 centimetrat e fundit që i ndanë nga djali.

Kryeministri i vendit, Pedro Sanchez tha në një mesazh se “Spanja i bashkohet hidhërimit të familjes së Julenit. Kemi ndjekur çdo hap për gjetjen e tij. Do t’i vlerësojmë gjithmonë të gjithë ata të cilët dëshpërimisht kërkuan për Julenin. Mbështetja ime për të dashurit dhe familjarët e tij.”

Tragjedia e prindërve të Julienit bëhet akoma më e madhe, pasi ky është dyti fëmijë që humbin. Dy vite më parë, atyre u ndërroi jetë një djalë 3-vjeçar, Oliveri, nga një sëmundje e rëndë. /tesheshi.com/  

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit