Tragjike! Kamioni me emigrantë bie në lumë, 19 persona humbën jetën

Mos i humb

 

Një kamion i cili ka përfunduar në lumë, ka sjellë një bilanc tragjik. Mediat turke raportojnë se deri tani janë identifikuar 19 të vdekur.

Të paktën 19 persona, mes të cilëve edhe fëmijë, kanë vdekur pas një aksidenti automobilistik të ndodhur në Izmir. 11 të tjerë janë plagosur në provincën perëndimore turke.

Lajmin e bën të ditur agjencia e shtypit Anadolu. Po sipas të njëjtave burime, të gjithë ishin emigrantë dhe udhëtonin brenda një kamioni të nisur nga Aydin drejt Izmirit, kur mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë.

Ende nuk dihet kombësia e emigrantëve./Kosova Post/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit