Transformohet blloku i të “Shkretëve” në Shkozë

Mos i humb

 

 

Bashkia ka ndërhyrë në një bllok banimi në Shkozë, të quajtur lagjja e “Shkretëve”.

“Kjo lagje quhet lagja e ‘Shkretëve’ dhe në fakt, fjala e shkretë i shkonte fare mirë sepse ishte një hapësirë me dhe, llucë, baltë, e zhytur terr dhe kaos urban. Sot lagja ka pësuar një transformim të madh. Kaluam nga dheu në asfalt, nga terri në ndriçim LED, nga kaosi në sinjalistikë moderne, nga mungesa e ujit dhe e plehrave mullar, në një situatë ku lagja ka rrjetin më modern të mbledhjes së mbeturinave në qytet. Pra, si dita me natën”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai theksoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur dhe tregon se përmirësimi i jetës së qytetarëve është një qëllim i përhershëm i Bashkisë Tiranë, që nuk varet nga sezonet politike. Kryebashkiaku siguroi se puna në këtë zonë do të vazhdojë për të përfunduar edhe rrugët e tjera, në skajet fundore të njësisë.

“Duam të vazhdojmë deri në kulmet fundore kapilare të zonës. Megjithatë, për 4500 banorë të zonës së Shkozës sot është një ditë e bukur dhe një ditë e mbarë, një ditë që realisht ndihen se kanë ardhur më në fund në Tiranë”, deklaroi Veliaj.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit