Transparenca e buxhetit në Maqedoni, qytetarët nuk e dinë se ku harxhohen paratë

Mos i humb

Qytetarët e Maqedonisë nuk e dinë se ku harxhohen paratë e shtetit dhe fare nuk janë të përfshirë në procesin buxhetor.

Qendra për Analizë Ekonomike Maqedoninë, nga 100 pikët maksimale për transparencë, e vlerësoi me indeksin 37, që i bie të jetë ndër shtetet me transparencë buxhetore më të ulët globalisht.

Drejtori Marjan Nikollov, bëri të ditur se qeveria dhe ligjvënësi, për buxhetin flasin veç me “të fortit” dhe jo me masën!

“Për fat të keq, Maqedonia është me rezultat 0 (zero) kur vlerësohet ajo se sa Qeveria ia mundëson opinionit publik që të marr pjesë në procesin buxhetor. Pamundësi për pjesëmarrje aktive të qytetarëve, posaçërisht të qytetarëve nga grupet e margjinalizuara ose nga kategoritë e rrezikuara – sistemi buxhetor mund t’ju shërbej vetëm elitave të fuqishme. Qeveria, Kuvendi dhe Enti Shtetëror për Revizion, duhet të ndërmarrin masa që të përmirësohet përfshirja e qytetarëve në ciklin dhe procesin buxhetor”, tha drejtor i qendrës për analizë ekonomike.

Ministria e Financave e pranon këtë gjendje, por ia atribuon qeverisë së kaluar. Përfaqësuesit e dy institucioneve u pajtuan se Maqedonia duhet ta përmirëson procesin e hartimit të buxhetit, përfshirë qasje më proaktive ndaj taksapaguesve dhe revizionit shtetëror. Hulumtimi bazohet në të dhënat e vitit 2016.

“Publiku mund të bëjë presion për harxhim më të mirë të parave të qytetarëve. Rritja e përgjegjësisë dhe kontrollit të pushtetarëve. Janë në dispozicion informata dhe të dhëna për ekspertët dhe shkencëtarët si dhe për gazetarët hulumtues”, tha Jovana Avramovska./tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit