Transporti i udhëtarëve , Task Forca ndëshkon 160 subjekte

Mos i humb

Intensifikohen kontrollet në linjat e transportit të udhëtarëve, Task Forca e Transportit Rrugor ndëshkon 160 subjekte në kundravajtje me ligjin.

Task Forca e Transportit Rrugor njofton se ka intensifikuar punën me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit në mjetet e transportit të udhëtarëve, goditjen e paligjshmërisë dhe eliminimin e konkurrencës së pandershme, në respektim të të drejtave ndaj operatorëve të ligjshëm që punojnë me këto linja.

Aksioni në terren i Task Forcës në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Policisë së Shtetit, ka pasur në fokus konstatimin e pikave problematike, sipas denoncimeve nga vetë grupet e interesit, si dhe për të krijuar një panoramë sa më të qartë, sa i takon situatës në të gjithë vendin.

Që prej fillimit të muajit prill, Task Forca e Transportit Rrugor, ka ndërmarrë disa operacione blic, të cilat janë shtrirë në akset kryesore kombëtare dhe në terminalet me fluksin më të lartë të trafikut. Subjekt i këtyre kontrolleve kanë qenë operatorët e linjave të transportit të udhëtarëve, si rreth-qytetas, ndërqytetës dhe ndërkombëtar.

Nga kontrollet e ndërmarra deri më tani, rreth 160 subjekte janë konstatuar me shkelje të rënda, kryesisht, “ndryshim destinacioni”, pa “akt vlerësimi komoditeti” dhe në shumë raste me mungesë dokumentacioni. Për të gjitha këto subjekte janë marrë masa përkatëse administrative.

Kontrollet nga ana e Task Forcës të Transportit Rrugor, do të vijojnë edhe përgjatë ditëve në vijim, si rregullator i konkurrencës së pandershme, për rritjen standardeve të shërbimit dhe komoditetit të qytetarëve.

Ky aksion ka ardhur pas udhëzimit të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila pak javë më parë thirri në një takim përfaqësuesit e transportit publik ndërqytetas dhe ndërkombëtar që operojnë në vendin tone. Në këtë takim ministrja u njoh me shqetësimet e tyre dhe i siguroi se të gjitha problematikat e ngritura do të marrin zgjidhje. Ministrja garantoi se do të ketë një rregullim të operimit të linjave të transportit publik, duke theksuar se në fokus të kësaj ndërhyrjeje është goditja e paligjshmërisë në sektor, eliminimi i konkurencës së pandershme dhe ofrimi i një shërbimi cilësor për qytetarët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit