Transporti publik: Veliaj na premtoi heqje taksash, pastaj na solli zarfin

Mos i humb

Rusi, rastet me COVID-19 tejkalojnë shirën 892 mijë

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 892.654, ndërsa bilanci i viktimave...

PD bën skanerin e 8 viteve keq qeverisje: Rilindja shkatërroi gjithcka, do të ringrejmë ekonominë e njerëzve me qartësi kirurgjikale

Ish-deputeti i PD Florion Mima ka bërë një skaner të 8 viteve që në pushtet është Edi Rama dhe Rilindja.

Greqia në kaos e në rrezik nga COVID-19, radhë të gjata në konsullatë: Shtyrja e afatit të pasaportës, blof

Emigrantët shqiptarë në Athinë e në të gjithë Greqinë po përballen sërish me tmerrin e dokumentacionit dhe ankthin e pasigurisë që e...

Shqipëri : Janë regjistruar 127 raste reja dhe 6 vdekje nga covid-19 gjatë 24 orëve të fundit .

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1783658978439590 Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 531 testime për të dyshuar të prekur...

Shoqata e Transportit Ndërqytetas ka dalë në një konferencë për media këtë të enjte, duke i kërkuar Bashkisë së Tiranës të heqë taksën për këtë sektor.

Kreu i kësaj shoqate, Kujtim Mema, tha se sektori i transportit ndërqytetas është më i godituri nga pandemia e koronavirusit, ndaj dhe shteti duhet të ngrihet në këmbë që nesër për të ofruar ndihmën e premtuar.

Teksa deklaroi se nuk do të ketë rritje të biletës, Mema theksoi se Bashkia e Tiranës iu premtoi se do iu falte taksën, por dy ditë më parë iu ka dërguar zarfet, duke iu kërkuar lekët.

“Shteti na premtoi se sektorin tonë do ta ndihmojë, sepse eështë sektori më i goditur nga pandemia, por nuk po shohim të na ndihmojnë. Kjo që po bën shteti është një punë e pakët dhe nuk vlen të na ngrejë situatën tonë ekonomike. Në situatën e tanishme, kemi 5 muaj gati të mbyllur, dhe tani shteti të mos marrë një iniciativë për të na ndihmuar, këtë nuk e presim. Ne kërkojmë me ngulm që shteti të cohet në këmbë dhe të ndihmojë sektorin tonë, që ka një vështirësi të madhe ekonomike. Na duhet se s’bën të na dëgjojnë.

Së dyti është taksa e bashkisë, që na është premtuar se do na falet. Para dy ditësh na erdhën zarfet nga Bashkia e Tiranës për të paguar këtë taksë. Nuk e mendojnë se ne nuk kemi më para për të mbajtur familjet tona dhe jo më të paguajmë këtë taksë. Dua t’i them kryetarit të bashkisë ‘si mundet të mos falen për ne këto taksa’? Ose të paktën të përgjysmohen. I kërkoj kryebashkiakut të ulet e ta disktojmë këtë, të kthejë sytë e të ndihmojë sektorin tonë. Të lërë mangut një gjë në qytet këtë vit dhe të na ndihmojë. Këtë problem po e ngre me të madhe, të rishikohet taksa. Ju lutem, kontrolloni dhe transportin e paligjshëm, që edhe ne të marrim frymë. Kërkoj me forcë dhe duhet të na i rishikojnë këto probleme se s’bën dhe të ngrihen në këmbë që nesër.

Tjetër është edhe terminali i jugut, po e ndjejmë shumë shpenzimin për atë xhiron që bëjmë deri te 3-shi. I kërkojmë bashkisë të na hapë rrugën për shkurtër. Këto janë shqetësimet tona, presim zgjidhje. Në krye të 10 ditëve do ndërmarrim edhe ne masat tona. Nuk mundet dot një shtet, që po trumbeton për në Evropë, të vazhdojë me këtë situatë, është katastrofë. Shteti duhet të ngrihet në këmbë se s’bën. Po na mbyt edhe transporti informal. Ne nuk do të rrisim biletën, kemi transportin më të sigurt, edhe pse njerëzit nuk po e përdorin shumë nga frika e pandemisë”, tha kreu i Shoqatësë së Transportit Ndërqytetas.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Nëntë ditë izolim për shkak të COVID-19, këshilltari tregon për gjendjen e Kryeministrit Hoti: Pak kollë e lodhje

Prej nëntë ditësh, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjendet në izolim, pasi ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Për gjendjen shëndetësore të Hotit,...

Greqi- Turqi! Marina greke qëllon drejt jahtit turk, plagosen tre persona

Situata mes Greqisë dhe Turqisë duket se po tensionohet çdo ditë e më shumë! Mesnatën e ditës së sotme, një varkë e...

Zvicra dhuron 4 milionë CHF për të mbështetur libanezët në Bejrut

Zvicra ka premtuar të paktën 4 milionë CHF (4,4 milionë dollarë) në ndihmë të drejtpërdrejtë për popullatën libaneze pas një shpërthimi në...

Tentoi të kalonte drogë drejt Italisë, ekstradohet në Shqipëri 44-vjecari

Falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës kapet dhe ekstradohet nga Italia drejt Shqipërisë një shtetas shqiptar. Si...

Veliaj fiton betejën me covid-19, publikon foton me djalin: Sot më i fortë se kurrë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ia ka dalë të mposhtë plotësisht COVID-19 duke qenë gati për t’u rikthyer në krye...