Tre amerikanët e liruar nga Koreja e Veriut arrijnë në SHBA

Mos i humb

 

 

Tre shtetasit amerikanë të liruar nga Koreja e Veriut kanë zbritur në një bazë ushtarake në afërsi të Washingtonit.

Presidenti amerikan Donald Trump, zëvendëspresidenti Mike Pence dhe zyrtarë të tjerë pritën Kim Dong Chul, Kim Hak Song dhe Tony Kim me një ceremoni në Bazën Ajrore Joint Base Andrew.

Sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë, shtetasit amerikanë do t’i nënshtrohen një kontrolli të përgjithshëm në Qendrën Mjekësore Ushtarake Nacionale Walter Reed.

Në fjalën e tij gjatë pritjes, Trump falënderoi liderin verikorean Kim Jong-un për lirimin e tre amerikanëve, duke shprehur besimin se Kim dëshiron të arrijë marrëveshje për denuklearizimin e Gadishullit Korean.

Ndryshe, Trump ka thënë se brenda tre ditëve do ta njoftojë vendin ku do të zhvillojë takimin me liderin e Koresë së Veriut, Kimg Jong-un.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit