Tre vendet e BE-së do të takohen sërish me Presidentin Erdogan në fillim të vitit 2020

Mos i humb

Tre vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do të takohen sërish me Presidentin Recep Tayyip Erdogan gjatë muajve të ardhshme.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Kryeministri i Anglisë Boris Johnson njoftuan se gjatë muajve të parë të vitit 2020 do të takohen sërish me Presidentin Erdogan në Turqi.

Emmanuel Macron në prononcimin e bërë pas Samitit të NATO-s në Londër tha se Al-Kaeda dhe DAESH janë cilësuar si armiq, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Në emër të moslejimit të rigjallërimit të DAESH-it ne duhet ta forcojmë dialogun në kuadër të aleancës duke respektuar sigurinë e Turqisë dhe koston e rëndë që ajo bëri të paguaj terrori”.

Ai rikujtoi takimin katërpalësh me Presidentin Erdogan, Kancelaren Merkel dhe Kryeministrin Johnson që u mbajt ditë më parë në Londër, ndërsa tha se “Vendosëm të vazhdojmë dialogun me Turqinë në lidhje me çështjet e Sirisë, Libisë dhe çështjet tjera. Sipas të gjitha gjasave gjatë 3 muajve të parë të vitit 2020 do të takohemi sërish në Turqi”.

Presidenti francez gjithashtu tha se janë disa çështje për të cilat nuk bien dakord me Turqinë, por dialogu duhet të vazhdojë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit