Trefishohen rastet e fruthit në botë!

Mos i humb

Shpërthimi në portin e Bejrutit shkaktoi dëme deri në 5 miliardë dollarë

Guvernatori i Bejrutit, Marwan Abboud, tha se shpërthimi në Portin e Bejrutit shkaktoi dëme në një vlerë prej 3 deri në 5...

MSh: Humbin jetën 6 pacientë, 139 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot se janë 139 raste të reja të prekura nga Covid 19, ndërkohë që kanë humbur jetën 6...

Izraeli godet një pikë vëzhgimi në Gaza

Forcat ajrore izraelite kanë goditur një pikë vëzhgimi në veri të Rripit të Gazës që i përket grupit palestinez të rezistencës Hamas,...

Liderja opozitare në Bjellorusi largohet nga vendi

Liderja e opozitës në Bjellorusi, Svetlana Tikhanouskaya, ka udhëtuar në Lituani dhe është e sigurt, tha ministri i Jashtëm i Lituanisë, Linas...

Në tre muajt e parë të vitit 2019 në mbarë botën raportohet të jetë trefishuar numri i rasteve të fruthit krahasuar me një vit më parë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tregon se kontinenti i Afrikës ka përjetuar rritjen më dramatike me 700 për qind, ndjekur nga Evropa me 300 për qind, dhe Mesdheu Lindor me 100 për qind.

Në total në këtë periudhë u raportuan mbi 112 mijë të infektuar me virusin shpeshherë fatal, por numri mund të jetë më i madh pasi autoritetet druhen se raportohen vetëm një e dhjeta e pacientëve.

Shqipëria po ashtu ka njoftuar mbi 137 raste deri në muajin shkurt, ndërsa gjatë gjithë vitit të kaluar u diagnostikuan mbi 1,400 pacientë.

Pasojat më të rënda janë shfaqur në vendin e varfër ishullor të Madagaskarit në Afrikë, ku 1,200 fëmijë dhe të rritur kanë humbur jetën si pasojë e mosmarrjes në kohë të vaksinës.

Virusi ngjitës i fruthit mund të merret përmes frymëmarrjes edhe dy orë pas largimit të një të infektuari nga ambientet e brendshme.

Fruthi shkakton komplikacione të rënda në mushkëritë dhe trurin e njeriut.

Vaksinat ndaj sëmundjes infektive kanë efikasitet të lartë dhe prej dy dekadash kanë shpëtuar çdo vit mbi 1 milionë jetë, por grupe të caktuara sociale vijojnë të mbeten skeptikë rreth tyre dhe madje vënë në dyshim dobinë që ato kanë tek njerëzit, kryesisht moshat e vogla.

Disa vende, si Italia apo SHBA-ja, kanë nisur ta bëjnë të detyrueshëm imunizimin e fëmijëve nga fruthi apo sëmundje të tjera infektive, duke i përballur prindërit me gjoba apo duke i mohuar arsimimin fëmijëve nën moshën 6 vjeç të pavaksinuar nga fruthi, lia apo sëmundje të tjera.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Presidenti i Filipineve ofron të injektohet me vaksinën ruse kundër COVID-19

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka ofruar që të jetë personi i parë që injektohet me vaksinën e Rusisë kundër koronavirusit të...

Tre tanke izraelite shkelin kufirin libanez

Tre tanke izraelite kaluan gardhin teknik që ndan Libanin nga Izraeli, transmeton (AA). Agjencia zyrtare libaneze e lajmeve raportoi...

Mbi 2.000 të arrestuar në ditën e dytë të protestave në Bjellorusi

Zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme të Bjellorusisë, Olga Çemodanova, njoftoi se janë arrestuar mbi 2.000 persona në ditën e dytë të protestave...

BE thirrje për dialog në Mesdheun Lindor

Zëdhënësi i Komisionit të Bashkimit Evropian (BE) Peter Stano, theksoi se është e nevojshme të ketë sjellje që përputhen me fqinjësinë e...

Maqedoni e Veriut, shkon në mbi 12.000 numri i rasteve me COVID-19

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 141 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar...