Tregim popullor gjerman: Njeriu që u takua me djallin!

Mos i humb

Një tregim i vjetër gjerman flet për gjykatësin e pasur Shavarc, i cili njihej si fajdexhi dhe shtypës i punëtorëve dhe njerëzve të varfër. Ai e keqpërdoroi pozitën e tij gjyqësore në dëm të njerëzve të varfër dhe të pafuqishëm.

Një ditë, Shvarci duke shëtitur nëpër vreshta, u takua me një zotëri të pazakontë. Atij iu përkul thellë dhe e pyeti se kush ishte dhe prej nga ishte, ashtu siç i ka hije një njeriu të lëmuar.

“Do të ishte më mirë për ty që mos të të tregoj se kush jam”, iu përgjigj ai.

“Unë nuk kam frikë nga askush. Në këtë anë unë jam shefi. Mund të të vari edhe ty nëse dua, andaj ki kujdes se si flet me mua”, i fyer ia ktheu Shvarci.

“Nëse është ashtu” – ia ktheu njeriu i panjohur, “po ta them. Unë jam djalli.”

“Uh,” u befasua Shvarci, “po çka të solli këtu?”

“Sot është Ditë tregu, andaj erdha që ta marr atë që njerëzit vullnetarisht ma ofrojnë mua.”

“Epo, kjo edhe është detyra jote, pra asgjë e çuditshme”, ia ktheu Shvarci. “Unë në këtë nuk kam ndërmend të të pengoj, por do të doja të vij me ty, që të shoh se çka do të marrësh.”

“Hm, do të ishte më mirë për ty që mos ta shohësh atë”, e paralajmëroi djalli.

“Jo, jo, gjithsesi dua të shoh atë që do ta marrësh”, këmbënguli Shvarci.

Dhe, kështu u nisën së bashku për në pazar. Gjithkund ishte plot me njerëz. Njerëzit po bërtisnin për mallrat e tyre, po blinin, po shtyheshin, e kështu me radhë, siç ndodh nëpër tregje.
Shvarci ia ofroi djallit një gotë verë, ashtu siç është rregulli me njerëzit e sjellshëm, por ai e refuzoi duke i thënë:

“Nuk e pranoj, sepse nuk më është ofruar me gjithë zemër.”

– Më pas, atypari kaloi një fshatar duke i grah një viçi para tij. Kur viçi u ndal dhe nuk donte të shkonte përpara, fshatari i bërtiti: “Hajde ec më, të marrtë djalli!”
“Merre viçin, pasiqë po ta ofron”, i tha me shpejtësi Shvarci djallit, duke e parë se ky nuk po reagon.
“Jo. Fshatari nuk po mendon seriozisht. Nëse ia marr, ai do të qajë”, u përgjigj djalli.

– Pak më tutje, një nënë po e bind djalin e saj. Djaloshi kurrsesi nuk donte të dëgjonte. Nëna i bërtiti: “Djalli të marrtë, fëmijë i paturp!”

“Merre fëmijën, është i yti”, i tha Shvarci.

“Jo, as kjo nuk ka thënë seriozisht. Nëse do ta merrja, nëna do të vdiste nga pikëllimi.”

– Pak më vonë, i takuan në dy punëtorë, të cilët mes vete kishin nis një përleshje të ashpër. Njëri prej tyre tha: “Djalli le të të çoj ku të dojë, vetëm sa më larg nga unë!”

“Merre këtë punëtorin e ri, pasiqë po ta ofron”, i tha Shvarci djallit.

“Ah jo, jo. Ai këtë po e flet pasi që ka pirë verë. Ata, megjithatë, e duan njëri-tjetrin.”

– Në ato momente erdhi një grua e vjetër dhe kur e pa Shvarcin, nga mjerimi dhe hidhërimi i bërtiti: “I mjeri ti,

Zoti të vraftë. Ti je njeri i pasur, kurse unë jam e varfër, dhe ma more edhe atë lopën e vetme që kisha! Çka të bëra që më dënove aq shumë? Ku je, o Zot, që ta dënosh për zullumet e tij?! Ku je, djalli i mallkuar, merre atë që është e jotja?!”

Shvarcit iu mbyll goja nga befasia.

“Seriozisht e ka thënë dhe e ka ofruar”, këtë herë tha djalli, “fjalët e saj janë të sinqerta.”
Që nga ajo ditë, askush kurrë më nuk e ka parë Shvarcin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit