Tregim shumë emocional, që do të prek zemrat tuaja.

Mos i humb

Tregim shumë emocional, që do të prek zemrat tuaja.

Kjo është historia e një njeriu të quajtur Rashed. Historia e tij është si vijon:
“Nuk isha më shumë se 30 vjeç kur gruaja ime më dha lajmin për fëmijën tonë të parë. Ende e kujtoj atë ditë qëndrova të gjith natën jasht me shokët e mi, ky ishte zakoni im. Ishin natë të mbushura me muhabet koti.

Më kujtohet I kam bërë shumë të qeshin në një nga ato netët . Kisha aftësi të mrekullueshme t’I imitoj të tjerët, mundesha ta ndryshoj zërin tim dhe ta bëja ashtu siç fliste njeriu që e imitoja. Askush nuk u shpëtonte ngacmimeve të mija, madje as shokët e mi.

Disa përsona filluan të më largoheshin vetëm t’I shpetonin ngacmimeve të mija. Më kujtohet si sot një natë, kisha tallur një njeri të verbëruar që e kamë parë në shitore. I kisha vendosur këmben time para këmbës së tij, ai u rrëzua dhe e tundi kokën disa herë duke mos ditur se çka të fliste.

U ktheva në shtëpi si zakonisht vonë, dhe e gjeta gruan time duke më pritur. Dukej shumë keq, dhe me një zë duke u dridhur Më tha: “Rashed… ku ke qenë?” “Ku duhet të isha, në Mars?” – ju përgjigja me shaka. “Me shokët e mi, patjeter”. Ajo dukej vërtet e lodhur, duke I mbajtur lotët, më tha: “Rashed, jam shumë e lodhur. Më duket se po vjen një fëmij tjetër.” – Një lotë I saj I vetëm pikoj në faqen e saj ndjeva se e kisha neglizhuar gruan time.

Duhet të isha kujdesur për të dhe jo të qënroja gjithë natën duke u bredhur rrugëve. Kështu veprova deri në muajin e nëntë. Shpejt e dërgova në spital, e morrën në dhomë dhe kaloj shumë orë në dhimbje. Prita me padurim të më jepte një dhurat të bukur. Por kjo dhurat më morri shumë kohë duke e pritur, u lodha shumë.

Kështu që shkova në shtëpi dhe në spital u lash numrin e telefonit që të më telefononin dhe të më jepnin lajmin e mire. Kështu që ata më thirrën dhe më përgëzuan për ardhjen e Salemit në jet. Kur më panë mua, më thanë të shkoja dhe ta takoj mjekun që kishte nën mbikqyrje gruan time. “çfar mjeku?” – u thash I perlotur, “Dua ta shoh djalin tim Salemin!” “Njëher shko dhe bisedo me mjekun,” më thanë ata. Shkova tek mjeku dhe ai filloj të më fliste me keqarhje. U shokova kur e kuptova se djali im kishte një problem serioz, një deformim në syt e tij, dhe ishte I verbuar.

Menjëher mu kujtua ai përsoni I verbër në shitore që e kisha rrëzuar dhe kisha qeshur me të. SubhanaAllah, e merr atë që e jep! Gruaja ime nuk u shqetsua! Ajo besoi në caktimin e Allahut, dhe ishte normale. Eh sa shpesh më kishte këshilluar që të mos I ngacmoj të tjerët.

Më paralajmronte të mos flisja shumë duke I ngacmuar njerëzit, dhe kishte shumë të drejt. Në të vëtet nuk I kam kushtuar shum koh Salemit. Pretendoja se ai nuk ishte në shtëpi së bashku me ne. Kur qante me zë të lart dilja në dhomën e ndenjs dhe flija aty. Gruaja ime kujdesej shum për të dhe e donte jashtzakonisht shum. Sa për mua, nuk e urreja ate por as nuk mundja ta doja.

Gruaja ime u gzua shum kur filloj te zhagitej. Kur ishte afër 2 vite ai tentoi të ecte. Aty e kuptuam se ai gjithashtu ishte I gjymt! Sa më shumë që rrija larg tij, aq më shumë gruaja ime e donte atë dhe kujdesej për të. Edhe pas lindjes se Umarit dhe Khalidit. Vitet kalonin… Me shokët që kisha, për ta isha si një lodër në dispozicion.

U bashkoja me ata sa herë që donin. Me të vërtet, kaloja shumë kohë me ta. Gruaja ime kurr nuk u ndal së tentuari të bëj reforma tek unë. Gjithmonë bënte dua që të ndryshoja. Ajo kurr nuk nervozohej me sjelljet e mija të pamatura. Por ajo dëshpërohej shumë nëse më shihte mua të neglizhoja Salemin dhe të luaja me vëllezrit e tij. Salemi u rrit. Nuk dija çka të bëja kur gruaja ime më tha ta dërgonim në një shkollë speciale. Me të vërtet nuk I ndjeja vitet që kalonin.

Ditet e mija ishin të gjitha njejt. Punoja, flija, haja dhe kaloja kohë me shokët e mi. Deri në atë ditë… E premte, u zgjova në ora 11:00. Ishte herët për mua! Isha I ftuar në një ndenjë, Kështu që u vesha, u parfumosa dhe po dilja jasht. Duke kaluar andej, u tremba nga një qarje e dhimbshme e Salemit. Kjo ishte hera e parë që u preka duke degjuar Salemin të qante që kur ishte një foshnje. Të dilja, apo ta shihja çfar e shqetsonte atë? Thash jo, si mund ta lë në këtë gjendje? “Salem! Pse po qanë?” e pyeta.

Kur dëgjoi zërin tim, ai ndaloj së qari. Filloi të dukej sikur I hutuar, tentonte të levizte dhe se dija përse. Më pas e kuptova që tentonte të largohej prej meje. Dukej sikur donte të thoshte, “Tani të ra ndermend për mua? Ku ishe qe 10 vite?” Ai u nis tek dhoma e tij, un e ndoqa.

Në fillim, refuzoi të më tregonte se përse po qante. Provova të isha I mirë me të dhe e kuptova çfarë ishte problemi. Vëllau I tij Umari, I vetmi që e dërgonte atë në xhami ishte vonuar. Pasi ishte e Xhuma, Salemi friksohej se nuk do të mund të arrinte të ulej në rreshtin e pare. E thërriste nënën e tij por ajo nuk i përgjigjej. E vura doren time ne gojen e tij dhe I thash: “Kjo është arsyeja që po qan, Salem?!” Fillova edhe unë të qaj! “O Salem… Nuk e di se çka më shtyri ta them këtë, “Salem mos qaj më”.

A e din se kush do të të dergoj ty sot në xhami? “Umari sigurisht” – tha ai. “Deshiroj ta di se ku është”. “Jo Salem” I thash. “Unë do vij me ty”. Ai u shokua, s’mund ta besonte këtë. Mendonte se po e ngacmoja atë. Ai filloi të qante përseri. I fshiva lotet e tij me duart e mija dhe pastaj I kapa dorën. Dëshirova ta dergoj me makinë por ai refuzoi dhe më tha: “Baba, xhamija është afër.

Dua të heci sepse për çdo hap që e bëj fitoj sevape.” Nuk mund ta kujtoj herën e fundit që kam shkuar në xhami, dhe herën e fundit që kam bër sexhde. Ishte hera e parë që u ndjeva I friksuar dhe me keqardhje! Kisha keqardhje pë çfar kam lënë pas dore për kët kohë kaq të gjat që ka kaluar xhamiia ishte e mbushur nga besimtarët, por arrita disi t’I gjej një vend për Salemin në rreshtin e parë.

E dëgjuam ligjeraten e xhumas dhe bëra namaz afër tij. Pas namazit Salemi më kërkoj një Kur’an. Isha I befasuar. Si do të lexonte kur ai ishte I verbër? E kundershtova kërkesën e tij, dhe tentova të bëja shaka duke mos I prekur ndjenjat e tij. Më kërkoi ta hapi Suren Al – Kahf e bëra atë që e tha. E morri Kur’anin nga unë, e vendosi në prehrin e tij dhe filloi ta recitonte suren.

O Allah! Ai e dinte te gjithë suren. Isha I turpëruar nga vetja ime. E morra Kur’anin gjymtyrët e mi filluan të dridhen.. Lexova dhe vetëm lexova. E luta Allahun të më falte dhe të më mëshironte. Këtë her isha un ai që po qaja! Qaja nga keqardhja dhe trishtimi se çfar kam humbur!

E vetmja gjë që e ndjeva ishin dy duar të vogla që tentonin të gjenin fytyrën time dhe të mi fshinte lotët. Ishte Salemi, duke mi fshir lotët e mi! U kthyem në shtëpi. Gruaja ime ishte shumë e brengosur për Salemin, por lotët e saj shpërthyen nga gëzimi kur kuptoj se isha të falem në xhuma me Salemin. Që nga ajo ditë, nuk kamë munguar në asnjë namaz. I lash shokët e mi të kqinjë…

Krijova miqsi të re me personat që I takoja në xhami. E shijova ëmbëlsin e imanit me ata. Mësova gjera nga ata që më kfjellën mua në këtë botë. Nuk I kam humbur kurr tubimet islame. Recitoja të gjithë Kur’anin disa her mbrenda muajit. Un isha ai që e kisha lënë atë me vite me rradhë. Nuk kam pushuar së kujtuari Allahun, duke u lutur që Ai të më falte për gabimin tim të madh që ngacmoja njerëz.

Ndihesha më afer familjes sime. Gruaja ime më nuk kishte keqardhje dhe frikë që shihej në syt e saj. Buzqeshja kurr nuk mbaroi në fytyrën e djalit tim, Salemit. Gjithkush që e shihte e kuptonte në fytyren e tij që ndihej sikurse të kishte të gjithë botën.

E luta dhe e falenderova shum Allahun për këto bekime që mi ka dhënë. Një dit, miqt e mi të rinjë kishin vendosur të udhëtonin për të bër davet (thirrje në islam) hezitoja që të shkoja. U konsultova edhe me gruan time mendova se ajo do të refuzonte, por ajo ishte ekstremisht e lumtur dhe më shtynte të shkoja… Shkova tek Salemi, I thash se do të udhëtoja. Më përqafoi me duart e tij të vogla dhe po të kishte mundur do të më kishte puthur në ballë.

Pas kësaj, vendosa besimin tek Allahu. Filloi ashtu siq planifikuam dhe Elhamdulilah gjithçka shkoi mirë. Isha larg nga shtëpia për tre muaj e gjysmë. Në këtë periudh, sa herë që kisha kohë I telefonoja gruas sime dhe flisja me fëmijet e mi.

Më mungonin ata shumë. Dhe “Oh sa më mungonte Salemi!” Më mungonte zëri I tij, ai ishte I vetmi që nuk kishte folur me mua që prej kur jam larguar. Ai gjithmonë ishte në shkollë apo në xhami sa her që I thirrja ata. Sa herë që e telefonova gruan time, nuk mundja pa I thënë asaj të puthte atë dhe t’I jepte Selam nga unë. Ajo gjithmonë dukej e lumtur, duke buzqeshur, por jo edhe në herën e fundit kur I thirra. Nuk e degjova buzqeshjen e saj.

Zëri I saj kishte ndryshuar. I thash: “Jepi Selam Salemit,” ajo me tha: “InshaAllah”. Erdhi koha… U ktheva në shtëpi. Trokita në derë. Shpresoja që Salemi të ma hapte derën… Por u befasova kur më hapi derën djali tjetër Khalidi, që nuk kishte më shumë se 4 vjet. E morra në dorën time teksa ai bertiste: “Babi, Babi”. Nuk e di pse u shpejtuan të rrahurat e zemrës sime kur u futa në shtëpi. Thash: Kërkoj mbrojtje dhe strehim tek Allahu nga shejtani I mallkuar.

E takova gruan time, aty ishte diçka që kishte ndryshuar. E pash atë keqardhjen e saj që kishte para disa viteve. Dukej e trishtuar në fytyr! “çfar ke?” – “Asgjë” ma ktheu! Pa pritur mu kujtua Salemi. “Ku është Salemi?” e pyeta! E uli kokën, nuk mu përgjigj.

Në atë moment ndegjova zërin e djalit tim Khalidit… Një zë që ende tingëllon vazhdimisht në veshët e mi që nga ajo ditë. Ai tha: “Baba, Salemi ka shkuar ne xhenet tek Allahu”. Gruaja ime nuk u permbajt. Filloi të qaj dhe u largua nga dhoma. Më vonë kuptova që Salemi ishte sëmur nga ethet 2 jav para se të vija.

Kështu gruaja ime e kishte derguar në spital… Ethet vazhduan të I rriteshin gjithnjë e më shumë dhe nuk e lëshuan derisa shpirti I tij doli nga trupi. E ndjeva se ishte një sprovë nga Allahu. E ndjeva se ishte një sprovë nga Allahu, I LAVDISHMI, MADHESHTORI. Ende I ndjej duart e tij duke më fshir lotët e mi. Dhe krahët e tij duke më përqafuar. Sa I keq kam qen për Salemin, un isha më I verbëri këtu…

Ai nuk ishte I verbër! Unë isha I verbër. Që jamë shoqëruar me persona të mjer! Dhe Salemi nuk ishte I gjymt, ai qëndroj në rrugën e drejtë. Ende e kujtoj se çfar ka dashur të më thotë… “Vërtet Allahu posedon mëshirë pa kufi”. Salemi, një dashuri që dikur u largoja! Tani e kam kuptuar se atë e doja më shumë se vëllezrit e tij. Kam qarë shumë! Dhe ende jam keq (që nga ajo ditë)! Si mund të mos jem keq? Për atë që më udhëheqi drejt rrugës së drejtë. Si mund të mos jem keq? Për atë që më udhëheqi drejt rrugës së drejtë. O ALLAH MESHIROJE SALEMIN.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit