TREGIM: “UNË E DI SE KUSH ËSHTË AJO!”

Mos i humb

TREGIM: “UNË E DI SE KUSH ËSHTË AJO!”

Gjyshi që ishte rreth 80 vjeç shkoi në shtëpi për pleq (azil) për ta ushqyer hanmin (zonjën) e tij.

Një gazetar i cili po e vizitonte këtë institucion ishte impresionuar sesi ky i moshuar po e ushqente gruan e tij.

Gazetari e pyeti atë për shkakun e qëndrimit të saj në atë shtëpi për pleq, kurse iu përgjigj duke i thënë se, ajo kishte vuajtur një kohë të gjatë nga sëmundja e Alzheimerit (një çrregullim i rëndë i harresës), dhe se ajo tani nuk e njeh askënd.

Gazetari e pyeti përsëri: “Epo mirë, po ajo a shqetësohet ndonjëherë nëse ju nuk vini me kohë, pasi që jeni plak?”

Gjyshi u përgjigj: “Jo, ka tash 5 vjet, që ajo nuk më njeh as mua.”

Gazetari befasisht e pyeti: “Ju ende po vini për çdo ditë për ta ushqyer atë, kurse ajo nuk e di që ju jeni burri i saj, këtu ka kush të kujdeset për ta, stafi i institucionit!”

Gjyshi e zgjati dorën e tij të dobët, ia ledhatoi flokët dhe tha:

“O biri im, ajo nuk di kush jam unë, por unë e di se kush është ajo!”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit