Tregimet Kur’anore për Isain alejhi selam!

Mos i humb

Isa a.s, bën pjesë në grupin e të dërguarve më të mëdhenj të Allahut, të cilët në terminologjinë sheriatike njihen me emrin “ULUL ‘AZM”.

Prejardhja e Isait a.s. është nga familja e Davudit a.s. Gruaja e Imranit, ishte zotuar që pasardhësin e saj ta dhuroj në shërbim të shtëpisë së shenjtë të Allahut,Kudsi-Sherifit, si dëshmi e bindjes dhe nënshtrimit të saj ndaj Allahut.

Derisa ishte me barrë, ajo ngriti duart lart dhe tha: “Zoti im, Unë këtë që është në barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd, pra pranoje këtë prej meje, vërtet Ti je Ai që dëgjon e di!”(Ali Imran, 35).

Nëna e Isait, Merjemja bija e ImranitMegjithatë, me mëshirën e madhe të Allahut, dhe me caktimin e Tij, fëmija i gruas së Imranit do të ishte një vajzë shumë e bukur, e cila do të shndërrohej në gruan të cilën gjeneratat do ta kujtonin vetëm për të mirë, e cila do të jetë e pastër nga çdo shpifje e kësaj bote dhe e cila me të drejtë do të bartë epitetin: gruaja e zgjedhur e të gjitha botëve.

E befasuar me rezultatin e pritjes së saj të gjatë, nëna e Merjemes, me plot adhurim dhe falënderim Zotit të saj, përsëri tha: “Zoti im, unë e linda femër!” Po Allahu e di më së miri atë që ajo e lindi.

E mashkulli nuk është si femra. “Dhe unë e emërtova atë Merjeme, e atë dhe pasardhësit e saj po t’i lë Ty në mbrojtje prej djallit të mallkuar.” (Ali Imran, 36).Lutja e bërë në formë të ndershmërisë dhe madhështisë së ibadetit të vërtetë, i ishte pranuar, prandaj Merjemja dhe pasardhësi i saj ishin të mbrojtur nga shejtani i mallkuar.

I Dërguari i Allahut, Muhamedi a.s thotë:“Nuk ka asnjë të porsalindur, i cili lind e të cilin mos ta prekë shejtani gjatë lindjes, e ai të fillojë të qajë nga kjo prekje, përveç Merjemes dhe birit të saj.”Allahu e kishte pranuar atë dhuratë të mrekullueshme nga gruaja e Imranit dhe bëri që Merjemja të ketë edukim dhe moral të lartë, së bashku me robërit me të cilët Ai është i kënaqur.

U shndërrua në një grua me dituri të madhe dhe besim të sinqertë në të Vetmin Zot.Madje i vinin edhe melekët që ta përgëzonin dhe këshillonin:“Oj Mejreme, Allahu të dalloi ty (me besim e karakter), dhe të lartësoi mbi gratë e botë. Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu për Zotin bashkë me ata që falen!”(Ali Imran, 42-43).

Për të përkujdesej Zekrijaja, burri i motrës së saj, i cili ishte më meritori që Merjemja ishte e lumtur dhe mësonte gjëra të vlefshme. Ishte mik i Allahut: “Sa herë që hynte Zekirjaja në mihrabin (dhomën) e saj gjente tek ajo ushqim…”(Ali Imran, 37).

Muxhahidi, Ikrime, Seid ibn Xhubejr dhe disa të tjerë thonë: ”Kjo do të thotë se ai (Zekrijaja) te ajo gjente fruta vere në kohë dimri, dhe fruta dimri në kohë vere!” “Prej nga këto oj Merjeme?” – do të thoshte ai, kurse ajo do të përgjigjej: “Ai është nga Allahu, se Allahu atë që do pa masë e furnizon!” (Ali Imran, 37). Bindjen e saj e konfirmon edhe Muxhahidi i cili thotë: ”Merjemja a.s, aq shumë lutej (falej) saqë këmbët i ënjteshin.”Lajmet e gezueshme për lindjen pa babë.

Një ditë, Merjemes i erdhën melekët prej Allahut xh.sh., me lajmin e gëzueshëm: “Oj Mejreme, Allahu të përgëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit) emri i të cilit është Mesih, Isa, bir i Merjemes, i famshëm në dunja e ahiret dhe nga të afërmit (e Zotit).

E që duke qenë në djep (foshnje) u flet njerëzve, e edhe si i rritur e që është nga të përsosurit.(Ali Imran, 45-46).Me të dëgjuar këtë lajm të gëzueshëm e të pazakonshëm, Mejremja e habitur dhe e befasuar, i drejtohet Zotit të saj: “Zoti im, si mund të kem unë djalë e mua s’më ka prekur njeriu (nuk jam e martuar)?” (Ali Imran, 47). Por, caktimi i Allahut bëhet në përputhje me dëshirën e Tij, dhe Ai xh.sh., asnjëherë nuk do të japë përgjegjësi për atë që vepron, për dallim nga krijesat e Tij, të cilat do të përgjigjen për veprat e bëra.

Një ditë ajo u largua në një vend në lindje nga Kudsi –Sherifi, dhe vuri një perde ndaj tyre (të afërmve), dhe iu paraqit Xhibrili a.s, në formën e njeriut në tërësi. Ajo tha: “Unë i mbështetem të Gjithëmëshirëshmit prej teje, nëse je që i frikësohesh Atij (pra më le të lirë)!”(Merjem, 18).

Për faktin se ishte gjetur në vetmi me të, ishte frikësuar dhe mendoi se ai dëshironte ta shfrytëzojë. “Ai (Xhibrili) tha: “Unë jam vetëm i dërguar (melek) i Zotit tënd për të dhuruar ty një djalë të pastër (pejgamber)” (Merjem, 19) e jo atë që ti po mendoje! Me të kuptuar se bëhëj fjalë për të dërguar (melek) të Allahut s.w.t., ajo tha: “Si do të kem unë djalë, kur mua nuk më është afruar njeri (nuk jam e martuar), e as nuk kamë qenë e pamoralshme”(Merjem, 20).“Ai (Xhibrili) tha: “Ja, kështu ka thënë Zoti yt; ajo për Mua është lehtë, e për ta bërë atë (djalin e krijuar pa babë) argument për njerëzit e edhe mëshirë nga ana e Jonë.

Kjo është çështje e kryer!”(Merjem, 21).Si ka lindur Isai a.sI madhërishëm është Allahu dhe të pakufishme janë fuqia dhe pushteti i Tij. Nuk ka Zot që meriton të adhurohet përpos Tij.

Ai e ka krijuar Ademin a.s. pa babë dhe pa nënë, ndërsa Havën nga mashkulli pa grua, kurse të tjerët i krijon nga mashkulli dhe femra, përveç Isait a.s.!

Atë e krijoi prej gruas pa burrë dhe atë me urdhrin – caktimin e Tij: “BËHU” dhe ajo u bë.Ibn Kethiri thotë se Merjemja iu nënshtrua caktimit të Allahut, kur këtë ia transmetoi Xhibrili a.s.. Xhibrili i fryu në mangën e këmishës së saj, dhe kështu ajo me caktimin e Zotit mbeti shtatzënë. “Ajo e barti atë (Isanë), andaj (me të në bark) u izolua në një vend të largët” (Merjem, 22).

Ibn Kethiri, kur e komenton këtë ajet, thotë: ”Kur Merjemja mbeti me barrë, filloi të shmangej nga njerëzit, pasiqë nuk dëshironte t’iu tregonte asgjë, sepse nuk do t’i besonin çfarëdo që do t’iu tregonte.

E ruante fshehtësinë e saj.

I kishte besuar vetëm motrës së saj, gruas së Zekerijasë, e cila ishte shtatzënë në Jahjanë a.s. Kur Merjemja shkoi tek ajo, hyri brenda, dhe kur ajo e pa, e përqafoi dhe i tha: ”Oj Merjeme, a mund ta besosh se jam shtatzënë?! ”(Me që ajo ishte sterile). Merjemja iu përgjigj:” A e di ti se edhe unë jam shtatzënë?”Pastaj i tregoj se si kishte ndodhur.

Që të dyja rridhnin nga një familje besimtare dhe e ndershme. Komentatorët e Kur’anit ndahen në disa mendime për kohëzgjatjen e qëndrimit të Isait a.s. në barkun e nënës, por në përgjithësi është e pranuar se ajo (Merjemja) e kishte bartur atë nëntë muaj, sikurse edhe gratë tjera fëmijët e tyre.

Muhamed ibn Is-hak thotë: ”Pasi mbeti shtatzënë, dhe kaloi një kohë e caktuar, filluan t’i shfaqen ndryshimet e shtatzënisë: marramendja, ndryshimi i ngjyrës së fytyrës, madje edhe trashja e gjuhës”“E dhembja (e lindjes) e mbështeti atë te një trup i hurmës.” (Merjem, 23).

Si besimtare e ndershme, dhe duke e njohur mirë mentalitetin e njerëzve përreth, Merjemja e dinte se do të jetë e ngacmuar dhe e sulmuar për shkak të kësaj lindjeje, dhe se njerëzit nuk do të besonin që kjo ishte caktim i Allahut, pavarësisht se e njihnin si një besimtare të mirë dhe bamirëse.

Por ata do të mendonin se ajo kishte bërë amoralitet dhe se është e pandershme, prandaj ajo dëshironte vdekjen para se të lindte! Ajo tha: “Ah sa mirë ka qenë për mua të kisha vdekur para kësaj e të isha e harruar që moti!” (Merjem, 23)“E prej së poshtmi atë e thirri (Xhibrili): “Mos u brengos, Zoti yt bëri pranë teje një përroskë (uji)”. E ti shkunde trupin e hurmës se do të të bien ty hurma të freskëta.

Ti pra, ha pi e qetësohu”. (Merjem, 24-26).Shumica e dijetarëve pajtohen se atë e kishte thirrur Xhibrili a.s.,dhe se trupi i hurmës, që përmendet në ajet, ishte i tharë, dhe kur ajo e lëkundi, nga ai ranë hurma të freskët.

Përveç kësaj, është shumë interesante se disa dijetarë islamë, duke u bazuar në këto ajete, tregojnë se ushqimi më i mirë për shtatzënat është hurma e freskët.Pas kësaj, Merjemes iu tha: “Dhe nëse sheh ndonjë prej njerëzve thuaj: “Unë kam vendosur heshtje për hir të Gjithëmëshirshmit, andaj asnjë njeriu sot nuk i flas!” (Merjem, 26).

Allahu i Gjithëmëshirshëm i dinte reagimet e mundshme nga njerëzit, pasi që ta shihnin fëmijën e saj, kështu që e kishte marrë mbi Vete gjithë rrjedhën e ngjarjes, duke e liruar dhe mbrojtur Merjemen nga kjo. Merjemja ashtu edhe veproi.

Me askënd nuk kishte folur! Të porsalindurin e saj e dërgoi te familja të cilët me të parë Merjemen filluan ta qortonin: “Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qenë e pamoralshme!” (Merjem, 28)Në djep, por fletNë këtë situatë të vështirë, duke u mbështetur në Zotin e Lartësuar i cili nuk e braktisi asnjëherë dhe furnizoi atë, me atë që të tjerët nuk kishin mundësi ta furnizonin, në të Cilin ajo besoi dhe Të cilit me zemër iu nënshtrua, Merjemja u dha shenjë kah fëmija i saj (Isai), sikur deshi t’ju thoshte:”Pyeteni atë!”.“Si t’i flasim atij që është foshnje në djep?” – thanë ata.

Atëherë Allahu xh.sh, ndërhyri, dhe Isai a.s. ashtu foshnje tha: “Unë jam rob i Allahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber. Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz (falje) e zeqatë për sa të jem gjallë!

Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë as të padëgjueshëm! Selami (shpëtim prej Allahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë!” Kjo është (fjalë) e vërtetë, rreth Isait, birit të Merjemes në të cilin ata shkaktojnë dyshime.

Nuk i takon (nuk ka nevojë) Allahut të ketë ndonjë fëmijë, i pastër është Ai, kur dëshiron një send Ai vetëm i thotë atij: Bëhu!”. Ai menjëherë bëhet”. (Merjem, 30-35)Është interesant se si fjalët e tij (Isait a.s) të para treguan se ai është njeri dhe janë argumenti më i mirë për ata (të krishterët dhe të tjerët) që thonë se Isai a.s. është zot apo biri i Zotit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit