Tregimi për djaloshin e verbër: A e falenderojmë Allahun qe na dhuroi shikimin dhe degjimin?

Mos i humb

Tregimi për djaloshin e verbër: A e falenderojmë Allahun qe na dhuroi shikimin dhe degjimin?

Një djalosh i verbër ishte ulur në shkallët e një ndërtese me kapelë në dorë, ndërsa afër tij mbante një letër ku shkruante: “Unë jam i verbër, ju lus për ndihmën tuaj.”

Në kapelë kishte vetëm disa monedha…

Një njeri kaloi aty pari dhe e vërejti djaloshin. Nxori disa monedha nga xhepi dhe i la në kapelën e djaloshit.

Më pas morri letrën, e ktheu në anën e kundërt, shkroi diçka dhe e la ashtu që kalimtarët t’i shihnin fjalët që i shkroi ai.

Shumë shpejt kapela filloi të mbushej. Shumë më shumë njerëz hidhnin të holla në kapelën e djaloshit të verbër. Atë pasdite, njeriu i cili ndryshoi fjalët e djaloshit, erdhi të shoh se si shkojnë punët.

Djaloshi i njohu hapat e tij dhe e pyeti:

“A je ti ai i cili sot në mëngjes ndryshoi fjalët në letrën time? Më trego çfarë ke shkruar?”

“Unë vetëm e shkrova të vërtetën”, tha njeriu. “Shkrova atë që kishe shkruar ti, por në një mënyrë tjetër.

Sot është një ditë e bukur, por unë nuk mund ta shoh.”A mendoni se shkrimi i parë edhe ai i dytë flasin për të njëjtën gjë?

Sigurisht, të dy shkrimet u treguan njerëzve se djaloshi është i verbër. Por, shkrimi i parë tregonte vetëm se djaloshi është i verbër, ndërsa shkrimi i dytë u tregonte njerëzve se ata duhet të jenë të lumtur se nuk janë të verbër.

Vallë, a duhet të jemi të habitur pse shkrimi i dytë kishte më shumë efekt?

Zoti ynë na dhuroi shikimin dhe dëgjimin, por ne shumë pak e falënderojmë

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit