Treguesit në Gjermani flasin për “koalicionin e madh”

Mos i humb

Pas dështimit të bisedimeve paraprake për krijimin e koalicionit ndërmjet partive të Unionit Kristian (CDU/CSU), Partisë së Lirë Demokratike (FDP) dhe të Gjelbërve në Gjermani, treguesit janë drejtuar në riformimin e koalicionit të CDU/CSU dhe Partisë Social Demokratike (SPD), me mundësinë e “koalicionit të madh”, që kanë drejtuar vendin për 4 vite.

SPD, e cila pësoi një humbje të rëndë të votave në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 24 shtator, duke marrë rezultatin më të keq të historisë së saj kërkoi të qëndronte në opozitë. Pas kësaj, CDU/CSU, FDP dhe të Gjelbrit, nga ana tjetër, u përgatitën për të formuar një koalicion të trefishtë që kurrë nuk ishte provuar në Gjermani.

Megjithatë, pas bisedimeve 4,5 javore besimi nuk u vendos dhe FDP u largua nga tryeza me arsyetimin për mosmarrëveshje serioze midis palëve mbi çështjet e rëndësishme dhe vendi u zvarrit në krizën e koalicionit të papërjetuar kurrë më parë.

Në pasigurinë që është shfaqur në Gjermani që prej një jave, opinioni publik është përqendruar në atë se sa dhe kush ka pjesë në prishjen e negociatave për një koalicion trepalësh, ndërsa përqendrimi është bërë sesi të kapërcehet kjo krizë.

Opsionet në opinion janë përqendruar mbi mundësitë për “zgjedhje të parakohshme”, “Qeveri e pakicës” dhe mundësia e riformimit të “koalicionit të madh” CDU/CSU me SPD. Me deklaratën e kryetares së CDU-së dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, se nuk ka planifikuar formimin e një qeverie të pakicës, si dhe me vazhdimin e qëndrimit të SPD-së për mos hyrjen në koalicion pas zgjedhjeve të përgjithshme, “zgjedhjet e parakohshme” janë vërejtur si mundësia më e fortë.

Steinmeier në veprim

Në këtë fazë veproi president gjerman Frank-Walter Steinmeier, i cili krahas liderëve të CDU/CSU-së, FPD-së dhe të Gjelbërve u takua edhe me kreun e përgjithshëm të SPD-së, Martin Schulz. Drejtuesit e SPD-së janë në pritje të propozimeve që Steinmeier do të bëjë dhe se kanë vendosur që SPD të mos mbyllë dyert e bisedimeve.

Partitë përcaktojnë pozicionin e tyre për “koalicionin e madh”

Kjo deklaratë u komentua se SPD ishte në kërkim të derës të cilën e kishte mbajtur të mbyllur për “koalicionin e madh”. Edhe kryetari i përgjithshëm i SPD-së, Schulz, duke vënë në dukje se partia e tij është e vetëdijshme për përgjegjësinë që mbart për Gjermaninë dhe se do të pyesë anëtarët e partisë në lidhje me çështjen nëse do të marrë pjesë apo jo nën qeveri, ai përgatiti bazën në çështjen për të nisur bisedimet e koalicionit me CDU/CSU.

Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një takim të partisë së saj në fundjavë në rajonin Mecklenburg-Vorpommern, duke u shprehur se e konsideron të gabuar ripërsëritjen e zgjedhjeve, ajo kundërshtoi opsionin e zgjedhjeve të parakohshme dhe kërkoi formimin e qeverisë në një mënyrë të shpejtë.

Ndërkohë drejtuesit e CDU-së në një takim të mbajtur natën e mbrëmshme “ndezën” dritën jeshile për zhvillimin e bisedimeve për formimin e një koalicioni me SPD.

Edhe Horst Seehofer, kryetari i Partisë Bashkimit Social Kristian (CSU), në një deklaratë në shtypin gjerman duke vënë theksin se “koalicioni i madh” është alternativa më e mirë për Gjermaninë ai tregoi gatishmëri për bisedimet që do të kryhen me SPD.

Liderët do të takohen me presidentin Steinmeier

Nën dritën e këtyre zhvillimeve vëmendja është fokusuar në ditën e enjte ku presidenti i vendit,Steinmeier, ka ftuar në rezidencën presidenciale Bellevue, Merkel, Seehofer dhe Schulz. Njoftohet se Steinmeier në këtë takim do të shkëmbejë pikëpamjet me liderët sesi mund të formojnë një qeveri pa vajtur në zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë pritet me kuriozitet nëse rezultati që do të dalë nga ky takim do të zgjidhë apo jo “krizën e koalicionit” në Gjermani.

Thirrje që SPD të mos sjellë kërkesa ekstreme në tryezë

Politikanët e CDU-së kanë paralajmëruar SPD-në që të mos paraqesë kërkesa ekstreme në bisedimet që do të mbahen për koalicionin. Zëvendës kryetarja e përgjithshme e CDU-së, Julia Klöckner, ka vënë në dukje se kërkesat duhet të jenë të arsyeshme dhe ka kërkuar që të mos hyhet me vija të kuqe në bisedimet e mundshme.

Gjithashtu edhe kryeministri i landit Hessen, Volker Bouffier nga CDU duke u shprehur se SPD nuk duhet të sjellë vazhdimisht kushte të reja tha se “Duhet të tregohet kujdes.”

SPD ka frikë për “humbjen e besueshmërisë”

Nga ana tjetër, brenda SPD nuk është i pakët numri i atyre që kanë një qasje me dyshime për koalicionin e madh. Në rast se drejtuesit e SPD-së zhvillojnë bisedime për formimin e “koalicionit të madh” pas deklaratave të bëra pas zgjedhjeve të përgjithshme se partia e tyre nuk do të merrnin pjesë në qeveri, kjo mbart shqetësimin se do të humbasë besueshmërinë, shqetësim ky i cili krahas bazës së partisë shprehet edhe nga drejtuesit e lartë të saj.

“Jusos”, organizata rinore e SPD-së vendosi që të vazhdojë dhe mbështesë idenë që partia të mos hyjë në koalicionin e madh. Për shkak të kësaj, drejtuesit e SPD-së pritet që çështjen e hyrjes në bisedimet paraprake për koalicion me CDU/CSU ta diskutojnë në asamblenë e përgjithshme e cila do të zhvillohet më 7-9 dhjetor në Berlin.

Duke patur parasysh këto zhvillime, “koalicioni i madh” në të cilin CDU/CSU dhe SPD janë të përfshirë në tejkalimin e krizës së koalicionit në Gjermani shihet si opsioni më serioz aktualisht. Megjithatë, nëse bisedimet e lartpërmendura midis dy partive dështojnë ose nëse baza e SPD-së nuk e miraton koalicionin, mund të vijnë në rendin e ditës “zgjedhjet e parakohshme” ose, pavarësisht mundësisë së vogël, mund të vijë edhe krijimi i një “qeverie të pakicës” nën udhëheqjen e CDU/CSU.

Qeveria e pakicës nuk shihet pozitivisht nga një shtresë e gjerë, me argumentin se nuk do të sjell stabilitet në vend. Gjermania u qeveris nga një koalicion i madh nën udhëheqjen e Merkelit në vitet 2005-2009 dhe 2013-2017./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit