Tronditen marrëdhëniet ndërshtetërore, SHBA-ja nis sanksionet ndaj qeverisë së Ramush Haradinajt

Mos i humb

Fillimisht u raportua se pushtetarëve të Kosovës nuk do t’iu jepen viza amerikane si pasojë e vendimit të njëanshëm për vendosjen e taksës 100% ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Ndërsa, tani ambasada amerikane në Prishtinë, ka konfirmuar anulimin e vizitës në Kosovë të komandantit të Gardës Kombëtare të Ioëas, gjeneralit Timothy Orr.

Anulimi i vizitës së gjeneralit amerikan ka të bëjë me taksat që ka vendosur Qeveria e Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte pranuar se zyrtarisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar zyrtarisht heqjen e vendimit për taksën ndaj produkteve serbe. Por kreu i ekzekutivit thotë se vendimi për taksën nuk do të hiqet derisa të arrihet një marrëveshje për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Serbia.

Ai dialogun e tri viteve të fundit në Bruksel e ka quajtur si cirk, dhe ka thënë se nuk ia vlen që të hiqet taksa për vazhdimin e një dialogu të tillë.

Mospajtime rreth vendimit për taksën, kreu i Qeverisë kishte edhe me partnerin e tij të madh të koalicionit. Pas një takimi disa orësh, megjithatë, taksa mbeti në fuqi. Mirëpo, gradualisht, sa më kokëfortë që është duke u treguar kreu i ekzekutivit të Kosovës, edhe më këmbëngulëse po tregohen SHBA-ta, duke shkëputur gradualisht realacionet me burrështetasit e Kosovës, fillimisht duke mos dhënë viza për ta, e më pas edhe duke i anuluar vizitat e zyrtarëve të lartë shtetëror.

Kosova, e cila njihet për kultivimin e marrëdhënieve të saj me SHBA-ta, për herë të parë ballafaqohet me luhatje të marrëdhënieve ndërshtetërore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit