Trump dhe Putin në fund të vitit në Beograd për “Jaltën e re”

Mos i humb

Donald Tump ka vendosur tashmë të vizitojë Ballkanin, por vendin e parë që ka konfirmoar të shkojë është Serbia.

Ka gjasa të shkojë edhe në Mal të Zi e Kroaci, por duket ende e parealizuar diplomatikisht lëvizja e presidentit të SHBA-së në Kosovë dhe Serbi.

Një burim diplomatik i tha tesheshi.com se Trump do të vizitojë Beogradin në fund të këtij viti dhe ndoshta shkon edhe në Kosovë për të shtyrë dialogun e nivelit të lartë Prishtinë-Beograd.

Ka shumë gjasa që Trump të hapë portofolin e ndihmës miliardëshe për Beogradin për të shkëputur lidhjet me Moskën.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se në Beograd do të mbahet një samit i madh ekonomik botëror, ku janë ftuar edhe presidenti amerikan Donald Trump edhe ai rus Vladimir Putin.

“Organizimi i kësaj vizite është një biznes serioz që zhvillohet për disa muaj. Duke marrë parasysh të gjitha ato, Trump mund të vinte në Serbi, qoftë në pranverë ose në fund të vitit”, tha Daçiç për Telegrafin serb.

“Serbia është duke udhëhequr një betejë serioze për Kosovën dhe një takim me Trump do të jetë me rëndësi të madhe për ne, sepse ne duam që Uashingtoni të dëgjojër dhe të marrë parasysh qëndrimet tona. Çështja e krahinës jugore serbe është një një temë qendrore që do të diskutohej gjatë kësaj vizite, por sigurisht që nuk është e vetmja”, tha Daçiç.

Sipas tij, ardhja e presidentit amerikan do të kishte një aspekt ekonomik, që do të thoshte më shumë investime amerikane.

Burimi diplomatik i tha tesheshi.com se “Administrata amerikane është e angazhuar seriozisht në përgatitjet për këtë vizitë e cila konsiderohet si një “Jaltë e re për të ndarë zonat e influencës së Ballkanit”.

Në vitin 1945, Stalini, Rusvelti dhe Churchill-i e ndanë Ballkanin 50 me 50, por situate ka ndryshuar.

Sot Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia, Bullgaria, Greqia dhe Rumania janë anëtare të NATO-s.

Gjithçka bëhet për të ndarë Bosnjën dhe Kosovën se kujd do t’i përkasin.

Sipas të gjitha gjasave Republika Srbska do të bashkohet me Serbinë, direkt ose me ndonjë konfederatë. Kjo do të hapë precedent të rinj… /tesheshi.com/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit