Trump: Do të takohesha me Iranin pa parakushte

Mos i humb

 

 Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të takohej me lidershipin e Iranit pa parakushte, ndërsa dy vendet ballafaqohen me pasojat e vendimit të tij për ta tërhequr Washingtonin nga marrëveshja bërthamore.

“Unë do të takohesha me Iranin në qoftë se ata do të donin të takoheshin”, tha Trump para gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin italian Giuseppe Conte në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar se nuk është i sigurt nëse Irani është gati të bisedojë, por duke këmbëngulur se bisedimet mund të jenë të dobishme.

Më herët gjatë ditës, Ministria e Jashtme e Iranit hodhi poshtë mundësinë e mbajtjes së bisedimeve me Washingtonin, duke thënë se “nuk është e mundur të ketë bisedime me një administratë amerikane që zbaton politika armiqësore kundër Iranit”.

Trump shkaktoi indinjatë te pala iraniane në muajin maj, kur ai tërhoqi në mënyrë të njëanshme SHBA-në nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, të cilën pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania e firmosën me Iranin.

Megjithatë, Trump tha se bisedimet do të ishin “të mira për vendin, mirë për ta, mirë për ne dhe e mirë për botën”, dhe se ai beson se Irani do të jetë i gatshëm të ulet përfundimisht në tryezën e bisedimeve.

“Unë besoj se ata mbase do të përfundojnë duke dashur të takohen dhe unë jam gati të takoj çdo kohë që ata duan”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit