Trump: Do të vazhdojë politika e presionit mbi Korenë e Veriut

Mos i humb

 

 Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë bisedave telefonike me presidentin e Koresë së Jugut, Moon-Jae-in dhe kryeministrin japonez, Shinzo Abe, ka theksuar se teksa vazhdojnë proceset diplomatike duhet të vazhdojë koordinimi i përbashkët në ruajtjen e politikës së presionit maksimal mbi Korenë e Veriut.

Sipas një deklarate me shkrim nga Shtëpia e Bardhë, Trump ka kryer biseda telefonike me Moon dhe Abe. Bëhet e ditur se në bisedën telefonike Trump-Moon është diskutuar në mënyrë të gjerë për takimi më 27 prill të Moon me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Ndërkohë theksohet se dy liderët janë dakorduar se politika e presionit maksimal të zbatuara nën udhëheqjen e SHBA-ve mbi Korenë e Veriut kanë sjellë në situatën e sotme qeverinë e Pyongyang-ut.

Gjithashtu në bisedë është tërhequr vëmendja se procesi i plotë, përfundimtar dhe i pakthyeshëm i çarmatimit bërthamor në gadishullin korean do të sjellë mirëqenie dhe paqe në rajon.

Ndërsa në bisedën me kryeministrin japonez Abe bëhet e ditur se Trump ka theksuar se Koreja e Veriut duhet t’i japë fund të gjitha programeve të saj bërthamore dhe të raketave balistike.

– Samiti i Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u takuan më 27 prill në fshatin e armëpushimit Panmunjom në kufirin mes dy vendeve.

Ata dëshmuan për hapat dhe vendimet për të siguruar paqe të qëndrueshme në gadishullin Korean dhe ranë dakord të pastronin gadishullin nga armët bërthamore dhe ta kthenin armëpushimin ekzistues në një marrëveshje të përhershme të paqes.

Nga ana tjetër, Presidenti i SHBA-ve, Trump, pritet të takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim, brenda pak javësh.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit