“Trump është fytyra e zymtë e barbarizmit perëndimor”

Mos i humb

Aktivisti Kemi Seba me origjinë nga Benini, i cili është bërë i njohur me reagimin në lidhje me përdorimin e parasë së periudhës koloniale nga vendet e Afrikës Qendrore, ka reaguar për ofendimin e bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump, ndaj emigrantëve, duke u shprehur se “Trump është fytyra e zymtë e barbarizmit perëndimor”.

Sipas lajmeve në shtypin lokal, duke kritikuar deklaratat e Trumpit i cili është shprehur se vijnë nga “vende të ndyra” për migrantët nga disa shtete të Amerikës Latine dhe Afrikës, Seba ka theksuar se “Deklaratat e derrit të egër Trump, kanë shkaktuar rizgjimin e afrikanëve që shpresojnë të gjejnë shpëtim nga SHBA dhe Perëndimi. Trump është fytyra e zymtë e barbarizmit perëndimor. Nuk duhet harruar se qytetërimi amerikan dhe perëndimor është bazuar mbi njerëzit me ngjyrë që u skllavëruan me gjenocidin afrikan”.

Gjithashtu pasi ka tërhequr vëmendjen se edhe gjatë periudhës presidenciale 8 vjeçare të Barack Obamës njerëzit janë vënë në gjumë duke i bërë të besojnë që SHBA është vendi i demokracisë, Seba është shprehur: “Edhe veprimet e Trumpit na tregojnë se askush nuk mund të na mbrojë nëse ne afrikanët nuk dalim në mbrojtje”.

Seba ka shtuar se ata që presin ndihmë nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe ambasadat amerikane në Afrikë kanë nisur të shprehen se “tashmë ka kaluar koha e pritjes së peshkut, duhet të mësojmë se si kapet peshku”.

Duke theksuar se deklarata fyese “vende të ndyra” do të harrohet nga ata që mbrojnë bazat ushtarake të SHBA-ve, Saba ka bërë vlerësimin: “Ju faleminderit që na keni bërë të zgjohemi nga gjumi”./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit