Trump i ka propozuar Spanjës ndërtimin e një muri kundër emigrantëve

Mos i humb

Pretendohet se presidenti amerikan, Donald Trump, i ka propozuar Spanjës të ndërtojë mur në kufijtë e saj me Afrikën për të zgjidhur problemin e emigracionit në Europë.

Sipas lajmit të “El Pais”, ministri i Jashtëm i Spanjës, Josep Borrell, është shprehur se gjatë vizitës së tij në muajin qershor në SHBA, Trump i ka sugjeruar atij që Spanja të ndërtojë një mur përreth Saharasë.

Sipas lajmit, Borrell ka njoftuar sugjerimin e presidentit Trump gjatë një aktiviteti javën e kaluar në Madrid dhe se ai është shprehur se nuk pajtohet me këtë strategji. Pretendohet se presidenti amerikan i ka shprehur ministrit spanjoll se “Kufiri juaj me Saharanë nuk mund të jetë më i madh se kufiri ynë me Meksikën”.

Ndërsa në anën tjetër në aktivitetin në fjalë duke përmendur problematikën e migracionit në Europë, Borrell ka mbrojtur idenë e tij se, “Problemi i emigrantëve nuk mund të zgjidhet me para. Shoqëritë evropiane nuk kanë një strukturë që të përfshijë më shumë se një masë e caktuar të emigrantëve. Veçanërisht nëse ata janë muslimanë”.

Borrell, një anëtar i Partisë së Punëtorëve Socialistë të krahut të majtë, ka tërhequr vëmendjen se qeveria aktuale spanjolle në çështjen e emigrantëve është më e moderuar sesa qeveritë në Itali, Hungari dhe Poloni dhe.

“Ne nuk do ta zgjidhim problemin e emigrantëve me metodën e Salvinit”, tha ai, duke kritikuar politikat e ministrit të Brendshëm italian, Matteo Salvini, kundër emigrantëve.

Spanja, e cila nuk ka të drejtë sovrane në rajonin e Saharasë në veriperëndim të Afrikës, i mban qytetet Ceuta dhe Melilla që ndodhen në territorin maroken nën sovranitetin e saj. Spanja është kritikuar nga shumë organizata joqeveritare dhe disa institucione të BE-së në vitin 2013 kur vendoste tela me gjemba në kufirin maroken në qytetet Ceuta dhe Melilla me një gjatësi rreth 10 kilometra dhe 6 metra të lartë, gjë e cila shkaktonte vdekje./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit